62 të shtëna topi në Londër për 70-vjetorin në fron të mbretëreshës 95-vjeçare (fotot)

07/02/2022 21:21

Londra jehonte sot nga të shtënat e topave për të shënuar 70- vjet në fron të mbretëreshës Elizabeth, e para monarke qe arrin ketë rekord.

Në mesditë njësitë e Artilerisë së kuajve qëlluan 41-herë pranë pallatit mbretëror Buckingham në qendër të Londrës.
62 të shtëna u dëgjuan një orë më vonë nga Kulla e Londrës, pallati historik  ku mbahen xhevahirët e kurorës, disa kilometra më larg.

Elizabeth u ngjit ne fron ne 6 shkurt te viti 1952 kur ishte vetëm 27 vjeçe, pas vdekjes se babait te saj Mbretit Xhorxh VI.

Autoritetet kanë njoftuar  katër dite festime per te celebruar shërbimin e Madhërisë se saj ndaj kombit, por kritikët kanë folur kundër shpenzimeve të ekzagjeruara ceremoniale në një kohë kur vendi përballet me rritje të çmimeve të energjisë, dhe me zemërim publik e protesta kundër masave arbitrare të koronavirusit.

FOTO GALERI
1/6
Londra jehonte sot nga të shtënat e topave për të shënuar 70- vjet në fron të mbretëreshës Elizabeth

Top Channel