Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 690 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 18 viktima.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 278.872, ndërsa numri i viktimave në 8.599.

Vendi po ashtu regjistroi 676 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër virusit, duke e çuar në 257.956 numrin e përgjithshëm të tyre.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.821.672 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.790 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 12.317.

Top Channel