Debati/ Hila: Meta nxit dhunë me gjuhën e tij, Zekthi: E ka bërë dhe Rama!

07/02/2022 22:27

Fjalët e Presidentit Ilir Meta kanë futur në debat analistët sot në studion e ‘Open’ në Top Channel.

Sipas Hilës, Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutën duke përdorur gjuhën e dhunës, ndërsa sipas Zekthit, të njëjtën gjë ka bërë dhe kryeministri, por askush nuk ka thënë asgjë.

Hila: A nuk është nxitje e dhunës kur thotë merrni e rrëmbeni sfurqet,

Zekthi: Presidenti në të gjithë botën, ka mbrojtje të ashpër Kushtetuese, se ata e kanë ndërtuar atë post që mos të bjerë në shantazhe.

Hila: Po kjo është gjuhë dhune mo. Ai duhet të përfaqësojë unitetin e Popullit

Zekthi: Po dhe kryeministri ka thënë shumë gjëra

Hila: Po mos u fut në doktrina, unë e gjykoj politikisht

Zekthi: Unë e shoh si jurist

Kujtojmë se, në deklaratën e dhënë për mediat ditën e sotme, Meta shpjegoi një prej deklaratave të forta të tij gjatë fushatës zgjedhore, që u përdor në seancat gjyqësore, ku ai u bënte thirrje qytetarëve që të mprehin sfurqet për të mbrojtur votën.

Sipas kreut të shtetit, ajo deklaratë është bërë nisur nga një ngjarje e përjetuar nga vetë ai, ku banorët e Libofshës mund të merrnin mjetet e tyre të punës së përditshme.

Top Channel