E hënë, 29 Gusht 2022
21:45
Në ditën e dytë të karnavaleve të Londrës, kërcimtare të veshura me ‘pak pupla’ habisin britanikët (fotot)

Kërcimtare ekzotike kanë trazuar disi turmat sot në ditën e dytë të karnavaleve të Notting Hill në Londër.

21:43
Përleshjet në Bagdad, vriten 12 persona dhe plagosen 270 të tjerë

Të paktën 12 persona janë qëlluar për vdekje në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, pasi qindra mbështetës të klerikut me ndikim shiit, Muqtada al-Sadr, sulmuan ndërtesat qeveritare në mes të tensioneve në rritje me grupet rivale shiite të mbështetura nga Irani.

21:37
Shtëpia e Bardhë thirrje për zonë demilitarizimi përreth centralit bërthamor Zaporizhzhia

Shtëpia e Bardhë ka reaguar në lidhje me bombardimet e shumta që kanë ndodhur së fundmi në centralin më të madh bërthamor në Evropë në Zaporizhzhia të Ukrainës

21:30
Greqia përshëndet marrëveshjen Beograd-Prishtinë: Shpresojmë në zgjidhjen e çështjeve të tjera të lëna pezull

Athina zyrtare ka përshëndetur marrëveshjen ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për lëvizjen e qytetarëve.

21:20
Racizëm ndaj ish-futbollistit të Tiranës, reagon klubi i Gjilanit/ E dërgon çështjen në UEFA

Elton Cale, ish-futbollisti i Tiranës dhe tashmë pjesë e Gjilanit në Kosovë, ka rënë pre e racizimit në ndeshjen e fundit të Superliga.

21:07
Dy gola brenda 13 minutave, Uzuni protagonist me Granadën

Myrto Uzunit i mjaftojnë 13 minuta për të shënuar një dygolësh me fanellën e Granadës në ndeshjen që këta të fundit po luajnë për llogari të La Liga 2 ndaj Villareal B.

21:00
Pushuesit në plazh shohin avionët që ulen në aeroportin në Qipro (fotot)

Pushuesit në plazhin qipriot Mackenzie gjithnjë janë të shoqëruar nga pamja e pazakontë avionëve që nisin uljen për në aeroportin e Larnaca.

20:58
Borrell: Çështja e targave, më e vështirë për t’u zgjidhur

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, thotë se çështja e targave të makinave në Kosovë duhet të zgjidhet duke kuptuar pozicionet e të dyja vendeve: Kosovës dhe Serbisë.

20:47
Grabitës të armatosur e të dhunshëm bastisin shtëpinë e sulmuesit të Barcelonës, Aubameyang (fotot)

Policia dhe shtypi ishin mbledhur sot para shtëpisë së sulmuesit të klubit spanjoll të Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang i cili u bë viktimë e një grabitjeje të armatosur mëngjesin e të hënës.

20:47
Ndër materialet e marra nga Mar-a-Lago ka dokumenta që mbrohen nga marrëdhënia avokat-klient

Ndër dokumentat e marra gjatë kontrollit të Departamentit të Drejtësisë në rezidencën e ish-Presidentit Donald Trump rezulton edhe një numër “i kufizuar” dokumentash që mbrohen nga imuniteti i marrëdhënies avokat-klient, thuhet në një deklaratë që prokurorët federalë paraqitën të hënën në gjykatë.

20:36
Pakistani fillon të marrë ndihma ndërkombëtare për të përballuar përmbytjet

Ndihma ndërkombëtare ka filluar të arrijë në Pakistan mes përmbytjeve të përhapura të shkaktuara nga nga shirat e dendura monsune, që kanë lënë të vdekur më shumë se 1.000 persona.

20:27
Al-Sadr deklaron largimin nga politika; shtohet pasiguria në Irak

Dy irakianë u vranë të hënën pasi kleriku i fuqishëm mysliman shiit, Moqtada al-Sadr tha se do të largohej nga politika, duke i shtyrë besnikët e tij të sulmojnë një kompleks qeveritar në Bagdad dhe të përlesheshin me mbështetësit e grupeve rivale shiite.

20:15
Rritja e nivelit të detit kërcënon tokën dhe mjetet e jetesës përreth Deltës së Ebros

Në jug të Spanjës, rritja e nivelit të detit po kërcënon të gllabërojë tokën, duke rrezikuar shtëpitë dhe mjetet e jetesës. Vija bregdetare përreth rajonit të Deltës së lumit Ebro po tërhiqet rreth pesë metra çdo vit dhe vendasit thonë se po bëhet pak për të shpëtuar rajonin.

20:04
​Përdhunimi i 11-vjeçares në Kosovë, arrestohen edhe dy persona të tjerë

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla pas dhunimit seksual të një vajze të mitur, 11 vjeçare, nga 5 persona për disa orë me radhë, ka thënë se nga Policia e Kosovës ka kërkuar angazhim maksimal për arrestimin sa më të shpejtë të të gjithë kryesve të këtij akti makabër dhe sapo është njoftuar se janë arrestuar edhe 2 të tjerë.

19:53
Reshje të dendura shiu në kryeqytet, ngadalësohet qarkullimi

Gjatë orëve të pasdites nisën reshje të dendura shiu në Tiranë, ku disa rrugë u mbuluan me uji, duke ngadalësuar qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore.

19:48
Elbasani i paralizuar nga trafiku/ Radhët kilometrike në hyrje dhe dalje të qytetit

Rreth 8 mijë mjete përshkojnë çdo ditë unazën jug perëndimore të qytetit të Elbasanit, ndërsa në këtë kohë, me ardhjen e emigrantëve, numri i mjeteve dyfishohet. 

19:39
Ukrainasi: Më lironi, kam provime/ U arrestua në Gramsh me akuzën e spiunazhit për shërbimet sekrete ruse

Ukrainasi Fedir Alpatov, i cili u arrestua disa ditë më parë në Gramsh bashkë me dy rusë, pas një incidenti në Uzinën e Përpunimit të Armëve ka  ankimuar në Gjykatën e Apelit Durrës masën e sigurisë “arrest me burg” të vendosur nga Gjykata e Elbasanit duke kërkuar lehtësimin e masës në “detyrim paraqitje”.

19:39
​Banka Qendrore Evropiane do të rrisë ndjeshëm normat e interesit

Zyrtarët e Bankës Qendrore Evropiane (ECB) sinjalizuan një rritje të re të ndjeshme të normave të interesit në eurozonë në shtator, mes inflacionit të lartë të vazhdueshëm dhe shenjave të humbjes së besimit të publikut në bankat qendrore.

19:32
Ligji kundër spiunëve/ Të premten nis diskutimi i katër ligjeve të reja edhe për komunistët

Shumica socialiste avancon përpjekjen për ti çuar parlamentit amendimet e disa ligjeve, që synojnë ndalimin dhe ndërprerjen e mandatit atyre zyrtarëve nëse u faktohet se kanë dosje bashkëpunimi me ish sigurimin e shtetit.

19:25
Uji i shiut nuk mund të pihet më në botë prej ‘kimikateve të përhershme’ në të, thotë studimi (fotot)

Pas valës së krizave, sëmundjeve e luftërave, studiuesit thonë tashmë se uji i shiut nuk mund të përdoret më për të pirë, prej prezencës së “kimikateve të përhershme” që janë gjetur në të.

19:16
Paparacët e nxjerrin zbuluar, Mbappe i lidhur me një trans

Një lajm sensacional po bën xhiron e mediave më të rëndësishme botërore; Kylian Mbappe futbollisti i PSG është lidhur me një modele transgjinore të quajtur, Ines Rau. 32-vjeçarja e lindur në Paris nga prindër algjerianë, është tashmë një modele e famshme e Playboy.

19:01
Zelensky: Rusia krijoi artificialisht krizën energjetike

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar ditën e sotme se sipas tij Moska e ka krijuar artificialisht krizën energjitike për ta përdorur si justifikim.

18:50
Vdes burri i fundit i grupit indigjen të pakontaktuar, që jetonte në gropat e xhunglës së Brazilit (fotot)

Autoritetet në Brazil thonin se ka vdekur anëtari i fundit i një grupi indigjen pa kontakte me civilizimin, që kishte jetuar në izolim në 25 vitet e fundit.

18:45
Milik prezantohet dhe ka një këshillë për Allegrin: Nuk krahasohet Lewa me Vlahovic!

Juventus ka prezantuar transferimin më të fundit në merkato, Arkadiusz Milik.

18:28
​Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të integrohet në BE, Putin s’duhet të fitojë

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi sot në hapjen e Forumit të 17-të Strategjik të Bled, se presidenti rus Vladimir Putin nuk duhet të fitojë luftën në Ukrainë dhe se BE mbështet integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, nga i cili varet progresi i rajonit.

18:26
Ndërron jetë nga Covid 69-vjeçari nga Berati/ 56 qytetarë të infektuar në 24 orë, ulen testimet

Një 69-vjeçar nga Berati ka ndërruar jetë nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

18:07
Scholz pro anëtarësimit të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se ai është i përkushtuar për zgjerimin e Bashkimit Evropian për të përfshirë në të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe Ukrainën e Moldavinë, si dhe Gjeorgjinë.

18:07
Sinjal merkatoje? De Jong udhëton drejt Anglisë

Frenkie De Jong nuk është nga ata lojtarë që konsiderohen të paprekshëm për Barcelonën e trajnerit Xavi Hernandes. Madje, drejtuesit spanjollë kanë qenë të gatshëm të pranonin ofertën e Manchester United për mesfushorin holandez, mirëpo refuzimi i vetë lojtarit “hodhi në erë” tratativën.

17:55
Ushtaraku holandez qëllohet për vdekje jashtë hotelit në SHBA (fotot)

Një komando holandez që ishte për specializim në Shtetet e Bashkuara, ka vdekur dje nga plagët pasi u qëllua jashtë një hoteli në Indianapolis, teksa ishte jashtë detyre.

17:42
Ushtria ukrainase nis ofensivë në jug të vendit

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë filluar ofensivën në disa fronte në jug të vendit, për të rimarrë rajonin e Hersonit nga forcat pushtuese ruse, tha një zëdhënës ushtarak.

17:38
5-vjeçari aksidentohet nga një i mitur në Maliq, transportohet në spital

Një djalë 5-vjeçar është goditur aksidentalisht nga një tjetër i mitur me biçikletë pasditen e sotme në fshatin Sovjan të Maliqit.

17:30
Vuçiç: Prishtina synon të imponojë vendimet e saj me mbështetjen e perëndimit

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, tha se javët e ardhshme pritet të ketë më shumë bisedime dhe diplomaci vajtje ardhjesh të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, për të zgjidhur mospajtimet me Kosovën lidhur me targat e makinave.

17:21
Modelja erotike akuzohet për vrasjen e të dashurit; Gjykata refuzon lirinë me kusht (video e dhunës)

Courtney Clenney doli para gjyqit në Florida e akuzuar për vrasjen me thikë të të dashurit të saj Christian ‘Toby’ Obumseli.

17:20
​Përdhunimi i 11-vjeçares, kërkohet ashpërsim i ligjit për dhunuesit e fëmijëve në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për dy prej pesë të dyshuarve për dhunimin e të miturës 11 vjeçare.

17:12
Fjoralba Ponari zbulon se ku do ta shohim këtë sezon televiziv

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’.

16:57
Suedia premton paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën

Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson gjatë një konferencë të përbashkët me ministrin e jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, premtoi një paketë të re ndihme për Kievin.

16:51
Si Tuchel vuri veton kundër CR7, kush e bindi të mos punonte me portugezin

Napoli është pista e fundit për Cristiano Ronaldon. Sulmuesi portugez e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Manchester United, pasi dëshiron të luajë në Champions League, teksa mbetet e hapur mundësia e transferimit tek ekipi i Spallettit.

16:44
Ish-e dashura e John McAfee thotë se manjati ka inskenuar vdekjen dhe është ende gjallë në Texas (fotot)

Manjati i kontestuar i teknologjisë John McAfee një vit më parë u raportua se kishte “varur veten” në një burg në Spanjë teksa priste ekstradimin në SHBA për akuza evazioni fiskal dhe disa përplasje me zyrtarë te SHBA mbi dekalratat anti-qeveritare.

16:40
Të heqësh dorë nga kafeina, një rrugëtim i vështirë

Kafeina krijon një varësi të rrezikshme.

16:36
Niset për në Zaporizhzhia misioni i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba i bëri thirrje të hënën Rusisë të largohet nga centrali bërthamor i Zaporizhzhias, më i madhi në Evropë.

16:26
Pilotët zihen me grushte gjatë fluturimit, pezullohen nga puna!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një avion të linjës Air France. Mediat e huaja raportojnë se dy pilotët janë zënë gjatë fluturimit me shpulla dhe grushte, duke degjenuar në një sherr të vërtetë.

16:19
Seancë në gjykatë për dokumentat e klasifikuara që mbaheshin në Mar-a-Lago

Një gjykatëse federale ka vendosur për mbajtjen e një seance dëgjimore këtë javë për mundësinë e caktimit të një eksperti të pavarur për të shqyrtuar dokumentat, disa prej të cilave të klasifikuara, të marra nga rezidenca e ish-Presidentit Donald Trump, i cili pretendon se mbrohet nga imuniteti i ekzekutivit, diçka që zakonisht nuk vlen për ish-presidentët. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, Departamenti i Drejtësisë i është përmbajtur praktikës së mëparshme, duke mos komentuar për hetime në vazhdim.

16:05
Takimi i jashtëzakonshëm i BE-së për energjinë mbahet më 9 shtator

Republika Çeke më 29 gusht ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të energjisë të Bashkimit Evropian. Ky takim vjen mes një rritjeje të çmimeve dhe shqetësimeve për furnizimet e shkaktuara nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

16:04
Luanët e hijenat luftojnë për xhirafën e ngordhur mes fushës së golfit në Afrikën e Jugut (video dramatike)

Gjatë një loje golfi në klubin ekskluziv Skukuza në mes të parkut kombëtar natyror Kruger në lindje të Afrikës së Jugut, pjesëmarrësit duhet të ndalonin aktivitetin pasi dy luanë dhe rreth 20 hijena po luftonin për një xhirafë të ngodhur.

15:59
Pesë destinacionet ku mund të shijoni bregdetin në shtator/ “20 Minutes” jehonë Shqipërisë  

Bregdeti i mrekullueshëm shqiptar vijon të bëjë jehonë në mediat e huaja, ndërsa së fundmi media e njohur zvicerane “20 Minutes” ka bërë edhe Shqipërinë pjesë të pesë destinacioneve bregdetare që mund të vizitohen gjatë shtatorit.

15:49
Taylor Swift fiton çmimin e madh ne MTV Awards, njofton albumin e ri

Taylor Swift rrëmbeu çmimin më të madh të mbrëmjes në mbrëmjen e përvitëshme të Video Music Awards.

15:42
Në Ukrainë për futboll/ Taulant Seferi tregon aventurën në kampionatin e vendit që është në luftë

Taulant Seferi një nga golashënuesit e edicionit të shkuar të kategorisë Superire shqiptare me 19 gola ishte i treti lojtarë, pas Tores dhe Tolit që ju bashkuar Vorsklas në Ukrainë, për të filluar një sfidë të re pavarësisht kërcënimit të luftës atje.

15:36
Në pritje të studentëve/ Përfundon renditja në ekonomik, por do ketë sërish vende të lira

Ata të cilët do të ulen në auditore këtë vit të ri akademik janë në pritje, pasi sapo kanë filluar të shpallen listat e fituesve.

15:32
Karnivalet e Londrës rikthehen me zhurmë e eksese, me dhjetra të arrestuar e kërcimtarë të plagosur prej kaosit (video-foto)

Karnivalet e Notting Hill u rikthyen dje në qendër të Londrës për herë të parë prej vitit 2019 dhe ashtu siç pritej festuesit treguan etjen për zbavitje me skena kaosi e incidente të rrezikshme që janë bërë virale në rrjetet sociale.

15:17
Nafta mbush tokat bujqësore në Fier/ Shkarkimet e naftës në rezervuarin e Kashit, banorët ankohen: Po helmohemi

Një masakër të vërtetë mjedisore e quajnë banorët derdhjen e hidrokarbureve nga kompanitë e naftës në ish-rezervuarit të Kashit në Mallakastër.

15:08
Meta: Mbiemri im është Metaj/ Reagimi i ish presidentit pasi SPAK kërkoi verifikime për emrin e saktë

Ish presidenti Ilir Meta, tashmë në krye të Partisë së Lirisë, një javë pasi u mësua se SPAK e ka vënë nën hetim për një lobim të pa-deklaruar prej 700.00 dollarës në SHBA, tha se askush nuk duhet të shqetësohet për mbiemrin e tij.

15:03
Marrëveshja për dokumentat/ Rregullat e lëvizjes në kufirin Serbo-Kosovar hyjnë në fuqi më 1 shtator

Pas marrëveshjes së 27 gushtit, qarkullimi i qytetarëve mes Serbisë dhe Kosovës do të lehtësohet, meqë palët u dakorduan të njohin dokumentet identifikuese të lëshuara nga institucionet e njëra-tjetrës. 

14:57
Zgjedhjet vendore/ Begaj nis procedurën për dekretimin e datës. Ja çfarë i kërkon KQZ-së

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka nisur procedurën për dekretimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme lokale, të cilat pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

14:50
Raporti 6 mujor i Grupit IuteCredit: Rreth 1 milion klientë në të gjithë Evropën!

IuteCredit raporton: Më shumë klientë, më shumë digjitalizim, më shumë prani në tregjet evropiane.

14:41
Përfundon shkolla e katërt në Pezë, Veliaj: U shërbejmë të gjithëve, pavarësisht bindjeve politike, e njëjta cilësi si në qendër të Tiranës

Ky shtator do të jetë i veçantë për nxënësit dhe prindërit e fshatit Pajan në Njësinë Administrative Pezë.

14:40
Misioni në Hënë/ Anulohet nga NASA nisja e raketës gjigante, shkak rrjedhja e karburantit

Problemet teknik kanë anuluar nisjen e raketës së fuqishme të NASA-s, Space Launch System, SLS, që përbën bazën e projektit Artemis, qëllimi i të cilit është nisja e një epoke të re eksplorimi të satelitit të vetëm natyror të Tokës.

14:38
Aubameyang kalon tmerr/ Dhunohet, kërcënohet me armë dhe grabitet në shtëpi

Sulmuesi i Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang ka kaluar një natë tmerri në shtëpinë e tij.

14:26
Shpërndante lëndë narkotike me doza, arrestohet 35 vjeçari në Kurbin

Një 35-vjeçar është arrestuar, pasi u kap në flagrancë me doza kokaine dhe kanabisi në Kurbin.

14:25
“Akuzat nga banditë me pushtet”/ Flet babai i Bajram Çekores, në kërkim për atentatin në Shkodër: Im bir është i pafajshëm

“Ditën e krimit im bir ndodhej në një mjedistëi monitoruar nga kamerat e sigurisë, është i pafajshëm”, kështu shprehet Ismet Çekorja, babai i Bajram Çekores, ky i fundit i dyshuar si autor i atentatit ndaj shtetasit Alban Bruçi. Ai mohon që djali I tij të jetë i përfshirë në ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e 25 gushtit në Shkodër.

14:22
“Trazira në shtator”/ Paralajmërimi i kryeministres së Serbisë për çështjen e targave

“Nga 1 shtatori, Kosova fillon një periudhë të paqëndrueshme”, ka paralajmëruar kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, e cila paralajmëron trazira për shkak të mosarritjes së marrëveshjes për targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

13:45
U la në burg bashkë me dy rusët, ukrainasi ankimon vendimin e Gjykatës së Elbasanit. Kërkon lehtësim mase: Jam në sezon provimesh

Ukrainasi  Fedir Alpatov, i cili u arrestua disa ditë më parë në Gramsh bashkë me dy rusë, pas një incidenti në Uzinën e Përpunimit të Armëve është ankimuar në Gjykatën e Apelit Durrës duke kundërshtuar masën “arrest me burg” të vendosur nga Gjykata e Elbasanit dhe kërkuar lehtësimin e masës në “detyrim paraqitje”.

13:40
“Fëmijët kanë arsye për të qenë krenar për babain e tyre”, Kreu i PL flet për hetimet e SPAK: Kam qenë jam e do jem, Ilri Rexhep Metaj

Ndërsa SPAK ka nisur hetimet, duke kërkuar edhe në Gjendje Civile për ndryshim apo jo të emrit, për kreun e Partisë së Lirisë, një gjë është e sigurtë, ai është e do të jetë Ilir Rexhep Metaj.

13:33
Nuk ndalet inflacioni në Europë, në Gjermani ndërhyn shteti: Të rriten pagat!

Çmimet në eurozonë janë rritur si asnjëherë më parë, në korrik rritja ishte 8,9 përqind krahasuar me verën e vitit 2021.

13:27
Dy luftanijet amerikane lundruan në ujërat ndërkombëtare të Tajvanit, Kina “zbret në fushë” ushtarët mongolë

Një ditë pasi dy luftanije të marinës amerikane kanë lundruar nëpër ujërat ndërkombëtare në ngushticën e Tajvanit, Kina u shpreh se është gati për të mposhtur çdo provokim.

13:16
Aksidenti me Hamilton, Alonso: Çfarë idioti, di të ngasë vetëm kur niset i pari

Gara e Çmimit të Madh të Belgjikës nuk shkoi aq mirë për Lewis Hamilton dhe Fernando Alonson, me dy pilotët që u përplasën që në start.

13:06
Flamuri me yll në Sunny Hill, reagon lideri i grupit “Asgjë Sikur Dielli”: Nuk ka lidhje me glorifikimin e komunizmit, përkundrazi, në video klip shembet komunizmi

Lidhur me flamurin me yllin komunist të shfaqur gjatë performancës së mbrëmshme në “Sunny Hill” festival, Alban Limani, lideri i grupit të famshëm “Asgjë Sikur Dielli”, ka sqaruar përmes një statusi në Facebook se nuk ka lidhje me akuzat që po bëhen në rrjet edhe nga politikanë.

12:57
Kushti i pazakontë që një vajzë i ka vendosur bashkëshortit në rast se ai e tradhton

Një vajzë donte të sigurohej që burri i saj i ardhshëm do të mendohej dy herë përpara se ta tradhtonte atë.

12:46
Vlorë/ Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë, përparojnë flakët

Një vatër zjarri ka përfshirë në mesditë kodrën e Kuzum Babasë në qytetin e Vlorës.

12:34
“Icardi? Jo, nuk ka qenë në planet tona”, Galiani zbulon emrin e madh që i refuzoi

Monza e Adriano Gallianit dhe Silvio Berlusconit ka zhgënjyer në këtë fillim edicioni duke koleksionuar humbje në tre javë.

12:29
“Shtëpia e Polifonisë”, muzeu më i ri në Gjirokastër

Shtëpia e Polifonisë është muzeu më i ri në Gjirokastër.

12:26
17 të akuzuar për abuzim në Kadastrën e Tiranës/ SPAK shpall moskompetencë për katër prej tyre, dosja i kalon gjykatës së kryeqytetit

Prokuroria e Posaçme SPAK shpalli moskompetencë për katër të akuzuarit nga 17 në total të përfshirë në skemën e abuzimit në Kadastrën e Tiranës.

12:21
Ndërron jetë burri më i vetmuar në botë, jetonte në izolim total prej 26 vitesh

Anëtari i fundit i mbetur i një grupi indigjen të izoluar në Brazil ka ndërruar jetë.

12:21
Gjibraltari bëhet zyrtarisht qytet…180 vite me vonesë

Më mirë vonë se kurrë…Gjibraltari mund ta quajë më në fund zyrtarisht veten qytet, 180 vjet pasi ky status iu dha për herë të parë nga Mbretëresha Victoria.

12:13
Abetare e përbashkët Shqipëri-Kosovë, nis trajnimi i mësuesve

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi e nisi këtë javë me një takim me mësues të klasave të para, me të cilët ndau për herë të parë Abetaren e re të Përbashkët Unike që do të përdoret në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë. Në një publikim në rrjete sociale znj. Kushi shkruan: “Sot është dita […]

12:00
“Flamuri me yll në festivalin “Sunny Hill” është parodi artistike e grupit rok ‘Asgjë sikur dielli’”, Veliaj ironizon PD: Uroj të luftoni me të njëjtin zell sekretarin e PPSH në krye të PD dhe sigurimsin aleat!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sqaruar se shfaqja e flamurit me yll në festivalin “Sunny Hill” është pjesë e një performance artistike e grupit rok “Asgjë Sikur Dielli”.

11:52
Liverpool në “krizë” për lojtarë, një portugez mund të jetë shpëtimi

Jurgen Klopp po vuan mungesat e shumta në këtë fillim sezoni dhe nevoja për lojtar ka detyruar klubin të bëjë një sforco të fundit në mbyllje të merkatos.

11:40
Zhdukni njollat e ndryshkut nga rrobat me këto produkte

Është më se e zakonshme që pas një farë periudhe të vini re njolla ndryshku në veshjet tuaja.

11:33
Autobusi me turistë “fluturon” nga rruga, 5 të vdekur në Turqi

Pesë vetë humbën jetën dhe 38 të tjerë u plagosën kur një autobus me turistë përfundoi në një rrëpirë, në provincën veriperëndimore turke të Bursës.

11:32
Cilët triumfuan në MTV Video Music Awards 2022, kush u shpall artisti i vitit (Fotot)

MTV Video Music Awards 2022, një prej eventeve më të mëdha në industrinë e muzikës u mbajt mbrëmjen e së dielës.

11:22
Vuçiç: Është thjesht marrëveshje verbale, nuk e njohim Kosovën!

Pas marrëveshjes për heqjen e të gjitha dokumenteve të hyrjes dhe daljes për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë kur kalojnë kufirin, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka qenë i qartë se kjo nuk duhet të interpretohet si njohje dhe lëshoi një tjetër kërcënim të fshehtë ndaj Prishtinës.

11:01
Me sy të nxirë e me syze dielli në ndeshje, çfarë i ka ndodhur Laportës?

Presidenti i Barcelonës, ​​Joan Laporta, u shfaq në sadiumin “Spotify Camp Nou” mbrëmjen e së dielës me syze dielli, që më pas u duk se i mbulonin një të nxirë në njërin sy.

10:51
Ekipi i OKB-së drejt centralit bërthamor në Ukrainë/ Njerëzve u ndahen tableta jodi

Një ekip inspektorësh të agjencisë së OKB-së për sigurinë bërthamore pritet të mbërrijnë këtë javë në centralin ukrainas të Zaporizhjas, të kontrolluar nga rusët.

10:51
Europa, 10 dimra të tmerrshëm: Ulni çmimin e gazit, përndryshe…

Ministrja belge e Energjisë paralajmëroi se vendet e BE-së do të përballen me pesë deri në 10 dimra të tmerrshëm nëse nuk bëhet asgjë për të ulur çmimet e gazit natyror.

10:39
Aksidentohet familja në Bulqizë, makina përfundon në kanal

Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur Vajkal.

10:33
Mos ndoshta Semi Jaupaj na konfirmoi ribashkimin e Donaldit me Borën?!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

10:23
Mbyllet “Sunny Hill” në Tiranë, Rama: Në nëntor presim me padurim Dua Lipën

Festivali “Sunny Hill” që këtë vit për herë të parë u zhvillua edhe në Tiranë, mbylli me sukses 3 ditë argëtim dhe spektakël nga këngëtarët më të mirë shqiptarë e të huaj.

10:17
Pritet vendimi i BE-së/ Planifikon të pezullojë ‘regjimin’ pa viza me Rusinë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian synojnë të mbështesin pezullimin e Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave të BE-së me Rusinë për të kufizuar numrin e vizave të lëshuara për rusët.

10:05
Dikur talli nipin e tij pasi ishte veshur si princeshë, fansat ia kthejnë “me të njëjtën monedhë” Lewis Hamilton

Piloti i Formula 1, Lewis Hamilton, njihet si një person që i pëlqen të eksperimentojë me veshjen, por këtë herë ai është bërë objekt tallës nga fansat e tij dhe jo vetëm.

10:02
Transport cigaresh kontrabandë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Një 48-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap duke transportuar steka me cigare, të dyshuara të kontrabanduara.

10:02
BE-ja shpreh keqardhje për vendimin e Serbisë për të anuluar EuroPride

Bashkimi Evropian shprehur keqardhje për vendimin e Serbisë që të anulojë apo shtyjë mbajtjen e EuroPride, teksa tha se blloku evropian mbështet barazinë dhe kundërshton çdo formë të diskriminimit.

09:54
Tepelenë/ Dogji sipërfaqe toke me pemë frutore dhe agrume, arrestohet 66 vjeçari

Një 66-vjeçar është arrestuar, pasi ndezi zjarr në tokën e tij dhe më pas u përhapën duke djegur sipërfaqe toke me pemë frutore e agrume, në pronësi të banorëve të fshatit Qesarat.

09:42
Jennifer Lopez reagon pas publikimit pa leje të pamjeve brenda dasmës së saj

Këtë fundjavë, pas gati 20 vitesh, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck patën ditën e tyre më të lumtur, megjithatë ajo kaloi pa disa njerëz të afërt.

09:34
E mbani mend humbjen e fundit të Milan? Ja rekordi që vendos skuadra e Pioli-t

Milan ka nisur misionin për të mbrojtur titullin kampion, me “kuqezinjtë” që në tre javët e para kanë grumbulluar shtatë pikë.

09:29
Man.UTD ul pagat, thellohet kriza e Ronaldos me “Djajtë e Kuq”

Kanë mbetur edhe rreth tre ditë për përfundimin e merkatos së verës dhe Cristiano Ronaldo është ende në pritje të largimit nga Manchester United.

09:27
Atë që Shakira nuk arriti ta bënte në lidhjen 12 vjeçare me Piquen, e bën e dashura e tij

Ndarja e Gerard Pique me Shakira-n dhe lidhja e re e futbollistit me Clara Chia Marti, është shndërruar në një telenovelë të kësaj vere.

09:15
Sarandë/ Vidhte sende me vlerë dhe para gjatë sezonit turistik, arrestohet 45 vjeçari 

Një 45-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet për vjedhje të sendeve me vlerë dhe parave në ambientet ku qëndronin pushuesit në Sarandë gjatë vitit 2021.

08:57
Drejt epokës së re të eksplorimit të Hënës/ Nis numërimi mbrapsht për ngritjen e raketës nga NASA

Numërimi mbrapsht ka nisur për ngritjen e raketës gjigante të NASA-s drejt Hënës.

08:46
Lukaku i prish planet Inzaghit, ndeshjet që do të humbasë

Romelu Lukaku, i cili u rikthye tek Interi në verë pas një sezoni të dështuar në aspektin personal tel Chelsea, shënoi gol që në javën e parë të Serisë A, kundër Lecces në “Via del Mare”, duke dërguar një mesazh të rëndësishme për tifozët zikaltër.

08:40
Goli i parë në Premier League, Elliott ia dedikon personit të dashur që ndërroi jetë pak ditë më parë

Liverpool ishte një përbindësh i vërtetë në ndeshjen përballë Bournemouth, të cilët i mundi me rezultati 9-0.

08:34
“Përbindëshi” Benzema “zgjohet” në fund, Reali me pikë të plota pas tri ndeshjesh

Reali i Madridit arrin të sigurojë pikët maksimale edhe në transfertën e radhës me Espanyolin me rezultatin 1-3 dhe merr kreun e klasifikimit me pikë të plota falë golaverazhit më të mirë se Betisi.