“Padi në SPAK për 21 janarin”/ Dorëzohet sot nga qeveria për gjithë zinxhirin komandues të gardës

23/01/2023 14:03

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se sot do dorëzojnë kallëzimin në SPAK për “21 Janarin”.

Edhe njëherë, ministri I bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme për të marrë nën administrim audion e publikuar ku komunikojnë me njëri-tjetrin ‘Grupi i zjarrit’ në Gardën e Republikës pak para se të ndodhnin vrasjet e 21 janarit.

Manja: Presim që SPAK të thirrë të gjithë personat që kanë qenë të përfshirë dhe nuk janë paraqitur asnjë ditë pranë organit të akuzës dhe të zbardhë përfundimisht të vërtetën, nuk ishte një krim  rëndomtë, ishin vrasje të pastra shtetërore. U vranë katër qytetarë në kohën kur protesta ishte drejt përfundimit. I kanë parë shqiptarët të gjitha pamjet, e përkujtojmë për 12 vite më parë, ka një provë të re, edhe drejtësia që pretendohet se është bërë për 21 janarin, ata katër vrasje nuk mund të jenë nga pakujdesia, nëse pranohet se janë qëlluar nga garda, kjo mbetet një ngjarje e pa hetuar, ne ende besojmë që SPAK që ka ngjallur shpresa tek drejtësia e re ta marrë e ta hetojë në mënyrë objektive, kushdo që ka qenë i përfshirë të përgjigjet para drejtësisë, pavarësisht se çfarë posti ka mbajtur apo mban. Nëse sot ka qindra zyrtarë të ndëshkuar për shpërdorim detyre, ne ende nuk e kuptojmë se si sot një shpërdorim pushteti për të vrarë qytetarë hezitohet të mos çohet deri në fund, prova që ka dalë është autentike apo jo ne nuk i hyjmë, i takon SPAKU-t për këtë dhe të tjera që mund të dalin. 21 janari dhe vrasjet nuk ka asnjë justifikim, kushdo që përpiqet t’i justifikojë kryen një krim tjetër krim ndaj drejtësisë. Është në rrethana rënduese kur ndodh nga dritarja Kryeministrisë, me pushkët e shtetit, të thuash që nuk është hetuar organizatori është alibi dhe krim I drejtësisë për të barazuar vrasësin me protestues të lirë. Tashmë SPAK ka sporovën e vet për të treguar që është në lartësinë e detyrës dhe për të hetuar këdo. Sot do e dorëzojmë kallëzimin, kallëzimi do drejtohet në SPAK dhe kasteta i takon prokurorisë. Dua ta mbyll përsëri me atë që kam thënë. 21 janari si krim shtetëror të zbardhet plotësisht. Ka pasur urdhër për të qëlluar me plumba dhe kjo nuk ka qenë kur është hetuar. Në 21 janar ka pasur një organizim, një urdhërues, disa organizatorë. Veç drejtësisë për viktimat, do jetë një drejtësi për protestat në këtë vend.

 

Top Channel