E hënë, 29 Gusht 2022
10:02
BE-ja shpreh keqardhje për vendimin e Serbisë për të anuluar EuroPride

Bashkimi Evropian shprehur keqardhje për vendimin e Serbisë që të anulojë apo shtyjë mbajtjen e EuroPride, teksa tha se blloku evropian mbështet barazinë dhe kundërshton çdo formë të diskriminimit.

09:54
Tepelenë/ Dogji sipërfaqe toke me pemë frutore dhe agrume, arrestohet 66 vjeçari

Një 66-vjeçar është arrestuar, pasi ndezi zjarr në tokën e tij dhe më pas u përhapën duke djegur sipërfaqe toke me pemë frutore e agrume, në pronësi të banorëve të fshatit Qesarat.

09:42
Jennifer Lopez reagon pas publikimit pa leje të pamjeve brenda dasmës së saj

Këtë fundjavë, pas gati 20 vitesh, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck patën ditën e tyre më të lumtur, megjithatë ajo kaloi pa disa njerëz të afërt.

09:34
E mbani mend humbjen e fundit të Milan? Ja rekordi që vendos skuadra e Pioli-t

Milan ka nisur misionin për të mbrojtur titullin kampion, me “kuqezinjtë” që në tre javët e para kanë grumbulluar shtatë pikë.

09:29
Man.UTD ul pagat, thellohet kriza e Ronaldos me “Djajtë e Kuq”

Kanë mbetur edhe rreth tre ditë për përfundimin e merkatos së verës dhe Cristiano Ronaldo është ende në pritje të largimit nga Manchester United.

09:27
Atë që Shakira nuk arriti ta bënte në lidhjen 12 vjeçare me Piquen, e bën e dashura e tij

Ndarja e Gerard Pique me Shakira-n dhe lidhja e re e futbollistit me Clara Chia Marti, është shndërruar në një telenovelë të kësaj vere.

09:15
Sarandë/ Vidhte sende me vlerë dhe para gjatë sezonit turistik, arrestohet 45 vjeçari 

Një 45-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet për vjedhje të sendeve me vlerë dhe parave në ambientet ku qëndronin pushuesit në Sarandë gjatë vitit 2021.

08:57
Drejt epokës së re të eksplorimit të Hënës/ Nis numërimi mbrapsht për ngritjen e raketës nga NASA

Numërimi mbrapsht ka nisur për ngritjen e raketës gjigante të NASA-s drejt Hënës.

08:46
Lukaku i prish planet Inzaghit, ndeshjet që do të humbasë

Romelu Lukaku, i cili u rikthye tek Interi në verë pas një sezoni të dështuar në aspektin personal tel Chelsea, shënoi gol që në javën e parë të Serisë A, kundër Lecces në “Via del Mare”, duke dërguar një mesazh të rëndësishme për tifozët zikaltër.

08:40
Goli i parë në Premier League, Elliott ia dedikon personit të dashur që ndërroi jetë pak ditë më parë

Liverpool ishte një përbindësh i vërtetë në ndeshjen përballë Bournemouth, të cilët i mundi me rezultati 9-0.

08:34
“Përbindëshi” Benzema “zgjohet” në fund, Reali me pikë të plota pas tri ndeshjesh

Reali i Madridit arrin të sigurojë pikët maksimale edhe në transfertën e radhës me Espanyolin me rezultatin 1-3 dhe merr kreun e klasifikimit me pikë të plota falë golaverazhit më të mirë se Betisi.

08:17
Sulmohen qytetet pranë centralit bërthamor të Ukrainës

Raketa dhe artileri ruse goditën zonat përtej lumit Dnieper, pranë centralit më të madh bërthamor në Evropë, bënë të ditur të dielën zyrtarët ukrainas. Zhvillimet vijnë ndërsa është rritur frika se luftimet në afërsi të impiantit mund ta dëmtojnë atë, duke shkaktuar një rrjedhje radioaktive.

08:13
Përmbytjet në Pakistan, numri i viktimave vijon të rritet

Më shumë se 1000 të vdekur kanë shkaktuar përmbytjet në Pakistan që nga qershori. Të prekur janë 33 milionë njerëz.

08:10
Parashikimi i motit, temperatura deri 35 gradë C

Vendi do të përfshihet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në pothuajse të gjithë territorin deri në orët e mesditës.

08:01
Rritje çmimesh dhe inflacion, çfarë i pret konsumatorët në Evropë?

Gjithnjë e më shumë po ndihet rritja e çmimeve. Çmimet për lëndët e para janë rritur prej muajsh, por tani rritja e tyre po prek direkt konsumatorët. Këtyre u shtohen dhe kostot e rritura fuqishëm të energjisë.

E diel, 28 Gusht 2022
23:05
Ngec edhe PSG, Mbappe “dorëzohet” para Neymarit për penalltitë

Kampionati francez nuk ka më një lider absolut që ka grumbulluar pikë të plotë në javët e parë.

22:59
Nga Tunizia dhe Afganistani, qindra emigrantë arrijnë në brigjet italiane

Autoritetet italiane po bëjnë përpjekje të lehtësojnë problemet e mbipopullit në strehimoret e emigrantëve, ndërkohë që numër i madh varkash me rreth 1,000 emigrantë arritën gjatë fundjavës në brigjet jugore të Italisë dhe dy nga ishujt e saj të vegjël.

22:50
Xavi ndihet i bekuar: Lewa, i jashtëzakonshëm, lojtar që bën diferencën

Xavi Hernandez ndihet me fat që ka në dispozicion një sulmues si Robert Lewandowski. I kënaqur për suksesin e arritur përballë Valladollidit, trajneri i Barcelonës gjithsesi pranoi se Barça duhet të përmirësohet në disa aspekte te lojës.

22:40
Ndodh sërish në ​Turqi, autobusi del nga rruga! Pesë persona humbin jetën, mes tyre edhe shoferi

Të paktën pesë persona humbën jetën sot dhe 38 u plagosën kur një autobus turistik doli sot nga rruga dhe u përmbys në provincën turke Bursa, në veriperëndim të vendit.

22:28
Shitet për çmimin marramendës makina e Princeshë Dianës!

Makina “Ford Escort” në ngjyrë të zezë e Princeshës Diana shitet në ankand për shifrën e 853,000 eurove. Arwel Richards, një specialist i makinave klasike në Silverstone Auctions, i cili organizoi ankandin më 27 gusht tha për Daily Mail se:

22:15
​Austria mbështet kufizimin e çmimeve të energjisë elektrike në BE

Kancelari austriak Karl Nehammer mbështet një kufi në nivel të Bashkimit Evropian për çmimet e energjisë elektrike, njoftoi zyra e tij në një deklaratë për shtyp sot.

22:03
Forcat ruse kthyen centralin e Zaporizhias në bazë ushtarake, Kuleba: Po rrezikohet Evropa

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba  reaguar me anë të një postimi në Twitter, ku ka paralajmëruar se kontinenti evropian është në rrezik, për shkak se forcat ruse e kanë kthyer centralin bërthamor të Zaporizhias në bazë ushtarake.

21:50
Kompania amerikane Dell mbyll veprimtaritë në Rusi

Firma amerikane “Dell Technologies” thotë se u ka dhënë fund të gjitha operacioneve në Rusi, pasi mbylli zyrat e saj në fillim të këtij muaji. Dell është kompania më e fundit perëndimore që u largua nga Rusia përballë agresionit rus në shkallë të gjerë në Ukrainë.

21:36
Konflikt me sende të forta në Sarandë, përfundon në spital 37-vjeçari

Një 37-vjeçar me inicialet E.M është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës mbrëmjen e sotme, pas dëmtimeve të marra si pasojë e një konflikti.

21:20
Talebanët pretendojnë se dronët e SHBA-së po përdorin hapësirën ajrore të Pakistanit

Ministria e Mbrojtjes së talibanëve ka pretenduar se Pakistani ka lejuar që dronët amerikanë të përdorin hapësirën e tij ajrore për të pasur qasje në Afganistan. Kjo akuzë së fundmi është mohuar nga Pakistani, pas sulme ajrore amerikane në Kabul.

21:14
Lufta që do të përcaktojë rendin e ardhshëm botëror

Për të prodhuar mikroçipet më të avancuara, avullohen pikat e kallajit të shkrirë me dy shpërthime të njëpasnjëshme të një lazeri. Plazma që krijohet lëshon një rrezatim ekstrem ultravjollcë, një dritë me gjatësi vale shumë të shkurtër. Lentet e qelqit thithin një pjesë të mirë të rrezatimit.

21:08
Nëse kishit bërë në plan të blinit një Lamborghini atëherë duhet të prisni deri në 2024 sepse të gjitha makinat janë shitur!

Prodhuesi italian i makinave sportive Lamborghini tashmë ka shitur të gjithë prodhimin deri në fillim të vitit 2024, tha shefi i saj i makinave luksoze që duken të paprekura nga pasiguria ekonomike globale.

20:54
“Djajtë e Kuq” sigurojnë për 100 milionë euro brazilianin e Ajaxit

Tjetër goditje nga Manchester United, që njëkohësisht është në pritje për të kuptuar se çfarë do të bëhet me Cristiano Ronaldon. “Djajtë e Kuq” kanë arritur marrëveshjen me Ajaxin për sulmuesin brazilian, Antony. “Harkëtarët” do të përfitojnë plot 100 milionë euro për kartonin e 22-vjeçarit.

20:41
Anija kozmike Orion gati për nisje, çfarë duhet të dini për misionin e NASA-s që nis nesër

Nisja e misionit që synon të ridërgojë njerëzit në Hënë është në rrugën e duhur për t’u realizuar siç ishte planifikuar.

20:27
Çfarë është VAMPIRE, sistemi ajror kundër-dronëve që SHBA po i jep Ukrainës?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë me dije se do të dërgojnë në Ukrainë një sistem ajror kundër-dronëve të njohur si VAMPIRE, si pjesë e paketës së saj të fundit të ndihmës ushtarake.       

20:13
Gripi i syrit, shtohen rastet e konjuktivitit viral te fëmijët

Shtohen e rastet e fëmijëve me gripin e syrit apo konjuktiviti viral. Ndaj prindërit duhen të bëjnë kujdes me fëmijët që frekuentojnë kopshtet apo çerdhet pasi kjo sëmundje e syrit është ngjitëse dhe përhapet nëpërmjet prekjes

20:04
Në gjurmët e gjyshit, nipat e Aleksandër Moisiut vizitojnë Durrësin

Në kërkim të rrënjëve europiano-shqiptare, pasardhësit e aktorit të madh me famë botërore Aleksandër Moisiu mbërritën, këtë fundgushti, në Durrës, qytetin ku Moisiu kaloi një pjesë të fëmijërisë së tij. 

19:48
Bimët që mbillen në ujë, ferma e parë hidroponike me mikrofiliza në Shqipëri

Ina Nanaj, vajza ka Tirana ka ngritur fermen e parë në Shqipëri hidroponike me mikrofiliza. E veçanta e kësaj ferme është se bima rritet vetëm më ujë, pasi të gjithë vlerat ushqyese i ka vetë fara e bimës. Po çfarë është kjo bimë e vogël ?

19:41
Ndajnë shtratin, por jo hesapin! Si lidhin kontrata martesore për pasurinë biznesmenë e politikanë

Nëse ka diçka që i bashkon të gjithë politikanët, ajo është dilema për tua besuar paranë të tjerëve.

19:38
Ekskluzive/ Gazetarja afgane Behishta Arghand: Ju tregoj 12 muajt e mi në Shqipëri

Gazetarja afgane Behishta Arghand u kthye në lajm botëror një 1 Shtator të vitit të shkuar. Bëri histori si e para gazetare femër intervistuese e një udhëheqësi të Talebanëve në studion e TOLO TV.

19:35
Po për dokumentet, jo për targat! Kurti serbëve: Keni dy muaj kohë. Vucic: Po kërkon konflikt

Pasi Kosova dhe Serbia ranë dakord për dokumentet në kufi kryeministri Albin Kurti  nuk tërhiqet nga zbatimi i vendimit për targat. në një intervistë për BBC ai deklaroi se serbët kanë dy muaj kohë për të ndryshuar targat.

19:32
Ekskluzive/ CIA “zbarkon” në Elbasan? Zbardhen detajet e misionit të tre agjentëve

Arrestimi dy rusëve dhe një ukrainasi  javën e shkuar në ish fabrikën ushtarake të armëve në Gramsh, ka ngjallur interes  dhe tek shërbimet inteligjente partnere me Shqipërinë.

19:28
Raketa më e madhe e NASA-s do të lëshohet drejt Hënës mëngjesin e së hënës

Agjencia amerikane e hapësirës NASA do të lansojë nesër në orbitë një nga raketat më të fuqishme të dërguara ndonjëherë, e cila do të bëjë një nga hapat më të rëndësishëm drejt arritjes së qëllimit të vendosur më parë, kthimin e njerëzve në Hënë deri në vitin 2025.

19:22
Tiranë cinike në Rrogozhinë, Kallaku dhe Hasani u sigurojnë fitoren e parë kampionëve

Kampionët e Shqipërisë morën fitoren e parë në Superiore duke mposhtur 0-2 në transfertë Egnatian, që pavarësisht pretendimeve, pësoi disfatën e dytë në po kaq javë.

19:03
SHBA: Alpinisti bie nga 60 metra lartësi në SHBA dhe humb jetën

Një burrë ra nga një lartësi prej 60 metrash dhe vdiq teksa po ecte në Kanionin e Madh, njoftoi Shërbimi i Parkut Kombëtar të SHBA-së (NPS).

18:22
Marrëveshja Kosovë-Serbi, reagon NATO: E mirëpresim, por mbesim vigjilent

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për kalimet kufitare mes dy vendeve.

18:14
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 216 qytetarë të infektuar dhe 251 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka informuar mbi situatën e Covid19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ku fatmirësisht nuk ka pasur asnjë viktimë.

18:03
Zyrtare/ Roma prezanton sulmuesin e Italisë, gati edhe dy dhurata për Mourinhon

Ka marrë fund pritja e gjatë e Andrea Belottit për t’u bërë një lojtar i Romës. Sulmuesi i komnbëtares italian kërkoi me insistim kalimin tek ekipi i Jose Mourinhos, dhe ashtu ka ndodhur.

17:57
“Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të përformoja në Vatikan, në Oscar apo për…”/Një rrëfim emocionues nga Rita Ora!

Nuk jemi plotësisht të sigurt se ku iku koha, por së fundmi është shënuar 10-vjetori i albumit debutues të Rita Orës “ORA”.

17:40
​BE planifikon të pezullojë ‘regjimin’ pa viza me Rusinë: Duhet t’i dërgojmë një sinjal popullatës ruse se kjo luftë është e papranueshme

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian synojnë të mbështesin pezullimin e Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave të BE-së me Rusinë për të kufizuar numrin e vizave të lëshuara për rusët.

17:32
100 milionë € nuk refuzohen, United siguron yllin brazilian dhe lumturon Ten Hag

Manchester United ka gjetur akordin me Ajax në lidhje me brazilianin Anthony. 22-vjeçari kërkohet me çdo kusht nga Erik Ten Hag dhe drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë plotësuar kërkesën e kampionëve të Holandës.

17:25
Operacioni i parë që kur u rritën tensionet, dy anije luftarake amerikane kalojnë në ngushticën e Tajvanit

Dy anije luftarake amerikane po kalojnë nëpër ngushticën e Tajvanit, ka njoftuar Marina amerikane.

17:14
Grabitësit “gjuajnë” rastin në Ukrainë! Kërcënojnë e dhunojnë familjarë për t’i marrë pasurinë

Policia ka arrestuar një grup kriminal në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, për kryerjen e një sërë sulmesh me grabitje. 

17:02
Video/ Tentoi të rrëmbejë 6-vjeçaren që po luante pranë shtëpisë, policia arreston të dyshuarin

Kamerat e sigurisë në Ohio të SHBA-së, kanë filmuar momentin kur një e mitur 6-vjeçare po luante në oborrin e shtëpisë teksa një burrë tenton ta rrëmbejë atë.

16:47
Përmbytjet e fuqishme në Pakistan, preken mbi 30 mln njerëz! 20 mijë shtëpi të dëmtuara

Provinca Khyber Pakhtunkhwa në veriperëndim të Pakistanit përjetoi një tjetër ditë shkatërrimi të shtunën, pasi 15 persona të tjerë humbën jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve të furishme. Autoritetet thanë se deri më tani numri i viktimave ka arritur në rreth 1 mijë ndërsa mbi 20 mijë shtëpi janë të dëmtuar vetëm në qytetin Nowshera. Rreth 30 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet në mbarë vendin.

16:42
Me pikë të plota, PSV “shkatërron” me 6 gola Excelsior

PSV vijon të marrë vetëm fitore në Eredivisie, ndërsa në të tretën ndeshje radhazi ka marrë pikët e plota. Skuadra e Van Nistelrooy fitoi thellë me rezultatin 1-6 në transfertën me Excelsior.

16:34
Zjarre masive në Memaliaj, flakët rrezikojnë edhe banesat

Një zjarr masiv ka përfshirë territoret përreth disa fshatrave në bashkinë e Memaliajt.

16:17
Emri/ Gjendet i mbytur 40-vjeçari në Pustec, dyshimet e para

Një 40-vjeçar me emrin Fredi Ceno është gjendur pa shenja jete ditën e sotme orës 15:15, në liqenin e Prespës së Madhe, në afërsi të fshatit Gollomboç, Pustec.

16:11
Po pastronte çiften, 82-vjeçari plagos mbesën në Fier! E reja jashtë rrezikut për jetën

Një 25-vjeçare është plagosur aksidentalisht ditën e sotme, nga gjyshi i saj, teksa ky i fundit po pastronte çiften.

16:10
“I thash që doja të vrisja veten”, gruaja e Di Marias tregon tmerrin që kaloi në Angli

Periudha që kaloi te Manchester United nuk ishte aspak e këndshme për Angel Di Maria e aq më pak për gruan e tij Jorgelina Cardoso.

16:03
Vuçiç: Arritëm të nxjerrim më të mirën e mundshme nga marrëveshja me Prishtinën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha sot se Serbia ka arritur të nxjerrë më të mirën e mundshme nga marrëveshja me Prishtinën, duke shtuar se marrëveshja për dokumentet është një ujdi verbale.

15:51
Ulet furnizimi me energji elektrike në Kosovë, priten sërish reduktime emergjente

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike të Kosovës (KEDS) tha se furnizimi me energji elektrike në Kosovë është përkeqësuar për shkak të rënies së njësisë A3 të termocentraleve në Obiliq.

15:40
Stormzy sot në Tiranë, artisti që ishte ‘headliner’ edhe në festivalin më të madh në botë

Reperi më i pëlqyer britanik i momentit, Stormzy do të jetë sonte në natën e tretë dhe përmbyllëse të Sunny Hill Festival.

15:34
Suksesi i skiatores shqiptare, triumfoi në Kupën e Amerikës Latine në Kili

Lara Colturi është një skiatore italiane por me nënshtetësi shqiptare.

15:26
Gara ballkanike e shahut/ U zhvillua për tre ditë në Tiranë, fituesi nga Kosova

Festivali Rajonal Rinor i Shahut ka mbledhur në Tiranë shahistët e rinj të rajonit.

15:21
Radio Evropa e Lirë: Ku mbeti kontrolli mbi çmime?

“Veç gjërat elementare i blejmë, vaj, sheqer, miell… Nuk e di se si po ia dalim dhe nuk e di se si do ta kalojmë dimrin… Jeta kurrë nuk ka qenë më e shtrenjtë”, thotë Feride Hasani.

15:06
Pse vriten shqiptarët? 25 të ekzekutuar vetëm në verë, konflikte edhe për një shikim

25 persona kanë humbur jetën në 22 vrasje të ndodhura gjatë kësaj vere. Fatkeqësisht numri më i madh i vrasjeve ka qenë për motive banale.

14:53
Ajax kërkon 100 milionë euro për Antony, identifikon në Angli pasuesin e brazilianit

Drejtuesit e Manchester United do të provojnë deri në ditën e fundit të merkatos për të transferuar në Old Trafford, Antony nga Ajax.

14:47
Fituesit e skulpturave të rërës/ Çmimin e parë e merr “mozaiku në Bunë “i skulptorit kroat

Velipoja ka qenë kryefjalë e ditëve të fundit fale imazheve fantastike të skulpturave në rërë sjell nga festivali i parë i skulpturave në rërë që zhvillohet në Shqipëri, LAS Festival.

14:23
Shemben kullat “binjake” të Indisë/ Qeveria jep shfaqje force kundër korrupsionit në ndërtim

Dy kulla të ndërtuara pa leje në Indi janë shembur me shpërthim të kontrolluar.

14:17
Mathias Pogba “hedh bombën”: Duhet t’i dini sekretet tronditëse të vëllait tim dhe Mbappe-s

Në një video të publikuar të shtunën në “Tik Tok” dhe në rrjete të ndryshme sociale, përfshirë “Twitter”, Mathias Pogba, vëllai i Paul Pogba, siguroi se do të zbulojë sekretet për lojtarin e Juventusit, avokaten e tij Rafaela dhe për Kylian Mbappe në ditët në vijim.

13:59
Talibanët: Dronët e SHBA-së po përdorin hapësirën ajrore të Pakistanit

Ministria e Mbrojtjes së talibanëve ka pretenduar se Pakistani ka lejuar që dronët amerikanë të përdorin hapësirën e tij ajrore për të pasur qasje në Afganistan. Kjo akuzë së fundmi është mohuar nga Pakistani, pas sulme ajrore amerikane në Kabul.

13:34
Forcat ukrainase vazhdojnë të zmbrapsin sulmet ruse në Donbas

Forcat ukrainase kanë vazhduar të zmbrapsin përpjekjet ruse për të depërtuar rreth qytetit strategjik të Bahmutit, teksa Moska po tenton që të shtrijë kontrollin mbi rajonin e Donbasit.

13:25
Të pasigurta në Katar, Federata Angleze me trajtim special për gratë e yjeve të kombëtares

Botërorit i Katarit është duke u afruar me shpejtësi teksa nga data 20 nëntor deri më datë 18 dhjetor vëmendja do të jetë e përqëndruar te një nga evenimentet më të rëndësishëm në botën e futbollit.

13:10
Kurti: Tri sfidat më të mëdha për Kosovën

Albin Kurti thotë se papunësia, korrupsioni dhe Serbia janë tri sfidat më të mëdha për Kosovën.

13:03
Vodhën pakot me ndihma të dhuruara për qytetarët, arrestohen 4 punonjës të bashkisë Pogradec

Katër punonjës të bashkisë së Pogradecit janë arrestuar nga policia pasi vodhën ndihma të dhuruara nga donatorët për qytetarët.

13:00
Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Dakord për dokumentet identifikuese, por jo për targat

Pasi Kosova dhe Serbia ranë dakord për dokumentet në kufi kryeministri Albin Kurti nuk tërhiqet nga zbatimi i vendimit për targat.  Në një intervistë për BBC ai deklaroi se serbët kanë kohë dy muaj për të ndryshuar targat.

12:47
Shtrenjtohen drutë për zjarr/ Në Korçë çmimi është dyfishuar vitet e fundit

Në Korçë çmimi për metër i druve te zjarrit është dyfishuar në pak vite. 

12:34
I theu këmbët policit/ Prokuroria e butë me agresorin: Ishte nervoz nga gjobat

Prokuroria e Tiranës e  konsideroi  rrethanë lehtësuese nervozizmin nga gjobat e shumta ndaj një qytetari , i cili kur mori masën e radhës administrative reagoi duke shtyrë policin Zeqir Musaj.

12:26
Trafiku në Shkodër/ Hyrja dhe dalja e qytetit peng i kaosit urbanistik

Shkodra është peng i ndërtimeve pa vizion dhe mungesës se një plani zhvillimi për hyrjen dhe daljen e qytetit, i cili sjell kaos dhe bllokim të trafikut të automjeteve çdo verë.

12:15
S’është Messi e as Ronaldo, Thiery Henry zbulon për kë ka bërë tifozeri 15 vitet e fundit

Ish-kapiteni legjendar i Francës, Thierry Henry ka thënë se në 15 vitet e fundit të jetës së tij ka qenë tifoz me yllin e Real Madrid, Karim Benzema.

12:11
Profesionet dhe stresi! Më të lumtur, berberët dhe parukierët

“Zgjidh një profesion që të pëlqen dhe ti nuk do të punosh gjithë jetën tënde”, ka thënë gjeniu industrial i kohëve tona Steve Jobs. Por në ditët e sotme ne e dimë që jo të gjitha profesionet sjellin lumturi, ka nga ato profesione që megjithëse të shpërblyera, shkaktojnë stres.

11:54
Skandali në SHBA/ Po heton FBI, ukrainasja u infiltrua tek Donald Trump

Byroja amerikane e investigimeve FBI, ka nisur një hetim se si një shtetase ukrainase 33 vjeçe,  mundi të futej në rrethin e ngushtë miqësor të ish presidentit Donald Trump.

11:41
“A je gango ti “/ Dhunoi qenin live në “TikTok”, e pëson keq Cllevio

Klevjol Ahmeti, i njohur si ‘Cllevio Serbiano’ është vënë nën hetim nga policia pasi u shfaq në “Tiktok” duke keqtrajtuar qenin e tij.

11:22
Në tre muaj përmbytje, 1.000 persona kanë humbur jetën në Pakistan

Mbi 1.000 persona kanë vdekur si rezultat i përmbytjeve në Pakistan që nga qershori, thanë zyrtarët më 28 gusht.

11:13
Theu masën e arrestit në shtëpi dhe shkoi drejt morgut pasi i vranë kushëririn, gjykata shpall fajtor 19-vjeçarin

Një 19-vjeçar i cili doli në mesnatë nga shtëpia dhe vrapoi drejt morgut pasi u njoftua se i kishin vrarë kushëririn u shpall fajtor nga gjykata e Tiranës.

11:02
DW: Gjermania parajsë për pastrimin e parave

Gjermania konsiderohet nga shumë kriminelë si një parajsë për pastrimin e parave. Por ministri federal i Financave, Christian Lindner, synon ta ndryshojë këtë dhe të hapë një organ të ri.

10:52
I vihet eksploziv banesës në Krujë, familjarët të tronditur! Çfarë dyshohet

Një sasi lënde eksplozive shpërtheu në orët e para të mëngjesit të sotëm në Krujë.

10:48
Drejt Malit të Zi me lloje të ndryshme drogash në mjet, arrestohen 4 persona në pikën e Muriqanit

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë në Muriqan pasi tentuan të trafikonin kanabis, kateminë dhe ekstazi drejt Malit të Zi.

10:40
E rrahu në sy të fëmijëve, gruaja hakmerret dhe e godet me thikë burrin në Tiranë

Një çift bashkëshortësh janë përfshirë në konflikt me njëri-tjetrin në Tiranë e si pasojë ka mbetur i plagosur një 34-vjeçar.

10:28
Dasmë e pazakontë në Fier! Helikopteri hedh petale mbi qytet, dhuron spektakël

Gushti njihet si muaji i dasmave, ndërsa fantazitë për organizimin e  tyre janë nga më të ndryshme.

10:00
“Çfarë u bë, u bë”!/ 37-vjeçari që vrau të atin lihet në burg, 73-vjeçarin e goditi me pllakë betoni në oborr

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e vlerësimit arrest me burg për 37-vjeçarin Mariglen Muhametaj që vrau dy ditë më parë babanë e tij, 73-vjeçarin Qemal Muhametaj në Mallakastër.

09:48
E kërkonte edhe Real Madrid, PSG firmos me lojtarin e Napolit

PSG është shumë pranë një tjetër goditje në merkato, teksa parisienët pritet që në orët e ardhshme të zyrtarizojnë marrëveshjen me Napolin për lojtarin Fabian Ruzi.

09:31
Nga Kievi në Bukuresht: A e ka arritur kulmin ndikimi i Kinës?

Në ditët e para pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, disa zyrtarë dhe analistë kanë folur për mundësinë që Kina të luajë një rol ndërmjetësues apo edhe ta shtyjë Moskën në tryezën e bisedimeve, me qëllim përfundimin e konfliktit.

09:09
3 mënyra për të kursyer para kur bëni pazar

Blerja e ushqimeve në një treg fermerësh është mënyra më e mirë për të ngrënë ushqimet që rriten në vendin tuaj.

08:53
Në Spanjë nxjerrin zbuluar Shakirën, lidhje pasionante me Rafael Nadal

Një nga historitë më të komentuara, ajo mes Shakirës dhe Gerrard Pique të nisur pas Botërorit të vitit 2010, tashmë ka marrë fund. Lojtari i Barcelonës dhe këngëtarja e famshme kolumbiane janë ndarë dhe këtë e kanë bërë publike ndërsa mbrojtësi i Barcelonës ka nisur një tjetër lidhje, këtë herë me një vajzë 23-vjeçare, Chia Martin.

08:39
Vrau babanë dhe nuk tregoi pendesë, mbërrin në gjykatën e Fierit Mariglen Muhametaj

Me pranga në duar dhe nën masa të forta sigurie ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Fierit 37-vjeçari Mariglen Muhametaj që dy ditë më parë vrau babanë e tij 73-vjecarin Qemal Muhametaj në Mallakaster.

08:26
Mourinho sulmon Abraham: Ka folur shumë pas ndeshjes, por luajti shumë keq

Roma mori një pikë në Torino falë barazimit 1-1 ndaj Juventusit, me anglezin Tammy Abraham që iu përgjigj golit spektakolar të Dusan Vlahoviç që në startin e sfidës.

08:20
Kurti: Zgjidhjet normalizuese, përmes reciprocitetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se reciprociteti duhet të jetë përbrenda çdo zgjidhjeje normalizuese me Serbinë, teksa foli për marrëveshjen e arritur me Beogradin sa i përket dokumenteve identifikuese.

08:07
Temperaturat në rritje, mësoni parashikimin e motit për këtë të diel

Këtë të diel Shqipëria do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante, përjashtuar zonat malore ku vranësirat dhe shirat do të mbeten prezente, herë pas here në formë shtërngatash.

E shtunë, 27 Gusht 2022
22:57
Super goli i Ethemit, skuadra e “shqiptarëve” në Turqi kalon në avantazh

Skuadra e “shqiptarëve” në Turqi, Istanbulspor-i është duke u përballur me Alanyaspor në transfertë, për takimin e raundit të katërt të Superligës turke.

22:49
Makina e princeshës Diana shitet për gati 900 mijë euro

Makina personale e princeshës së ndjerë Diana u shit sot për 737.000 funte (869.000 euro), dhe shitja u organizua në prag të 25-vjetorit të vdekjes së saj në Paris, njoftoi sot ankandi Silverstone.

22:36
Fotot/ Dj më të njohur shqiptarë dhe të huaj ‘shpërthejnë’ skenën e “Sunny Hill Tirana”

Dj të njohur ndërkombëtarë kanë elektrizuar sonte Liqenin Artificial të Tiranës, aty ku po zhvillohet nata e dytë e “Sunny Hill Festival”.

22:19
Liverpool fiton me goleadë! Fitojnë edhe Manchester City, Chelsea dhe United

Manchester City dridhet por arrin të marrë 3 pikët në Etihad Stadium në sfidën me Crystal Palace duke e mundur 4-2.

22:05
Kryeqyteti i Libisë përfshihet nga luftime të përgjakshme

Kryeqyteti i Libisë, Tripoli, u përfshi të shtunën nga luftime të ashpra mes fraksioneve rivale, më të ashprat prej dy vitesh paqeje relative.