Pavarësisht premtimeve dhe retorikës së fortë të politikanëve konservatorë për të ndaluar gomonet që mbërrijnë me refugjatë, kjo vijon të jetë një mision i pamundur.

Me përmirësimin e motit, sipas Mark White editor i çështjeve të Brendshme për GB News, paraditen e kësaj të diele në brigjet angleze mbërritën 8 gomone me 300 emigrantë.

Sipas GB News, të cilit i referohet Top Channel, “taksitë” e La Manshit ishin nisur nga Gravelines afër Dunkirk në bregdetit francez. Ky është numri më i madh i emigrantëve, mbërritur me gomone këtë fillim viti.

Përmirësimi motit të shtunën i ka dhënë mundësi grupeve kriminale në Francë për të rifilluar trafikun me gomone“, thekson gazetari Mark White.

Gomonia e fundit me 44 emigrantë mbërritur në brigjet angleze ishte më 2 janar pavarësisht detit të trazuar me dallgë. Mbetet e paqartë për momentin nëse tek këta 300 persona mbërritur me gomone këtë të diel ka edhe shqiptarë.

Gjatë vitit të shkuar por edhe  të Enjten e 19 janarit 2023, Ministria e Brendshme angleze “Home Office” tha se mes 26 personave të dëbuar drejt Tiranës kishte edhe nga ata të mbërritur ilegalisht me gomone.

Sipas “Home Office”, vitin e shkuar me gomone në Angli mbërritën 44,000 persona mes tyre rreth 13.000 shqiptarë.

Top Channel