Gruaja piu helm pas dhunës nga bashkëshorti! 37-vjeçari i dehur e dërgon me makinë në spital, por shkakton aksident gjatë rrugës

22/01/2023 11:50
Foto ilustruese

Një 29-vjeçare ka konsumuar lëndë helmuese pas dhunës psikologjike që ushtroi ndaj saj bashkëshorti.

Ngjarja shndërrohet në një dramë, kur 37-vjeçari në gjendje të dehur mori gruan në makinë për ta çuar në spital, por humbi kontrollin gjatë rrugës, duke shkaktuar aksident e duke përkeqësuar gjendjen fizike të gruas së tij.

“Ky shtetas në gjendje të dehur ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 29-vjeçare dhe për pasojë kjo e fundit konsumoi lëndë helmuese duke rrezikuar jetën.

Shtetasi B.R., duke transportuar me automjet bashkëshorten e tij për ndihmë mjekësore në spital, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me një mjet tjetër duke shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Nga testi i alkoolit, 37-vjeçari ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur i cili në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestua për veprat penale “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Top Channel