“Qëndrimi është i papranueshëm”/ Polonia kritikon Gjermaninë për tanket që i duhen Ukrainës

22/01/2023 17:20

Kryeministri i Polonisë kritikoi vendimin e Gjermanisë për të mos furnizuar Ukrainën me tanke Leopard, duke thënë se qëndrimi i Berlinit është i papranueshëm.

Berlini është hezituar për të dërguar tanke të rënda apo për të lejuar shtetet e tjera që të transferojnë tanke të tilla në Ukrainë.

“Qëndrimi i Gjermanisë është i papranueshëm. Ka kaluar pothuajse një vit që nga fillimi i luftës. Njerëz të pafajshëm po vdesin çdo ditë. Bombat ruse po shkatërrojnë qytetet ukrainase. Po goditen caqet civile, gratë dhe fëmijët po vriten, tha kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.

Këtë të premte rreth 50 shtete ranë dakord që t’i japin Kievit ndihmë ushtarake me vlerë prej qindra miliarda dollarësh, përfshirë edhe autoblinda dhe municione të nevojshme për të zmbrapsur forcat ruse.

Por, ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, deklaroi se pavarësisht pritjeve ende nuk do ta transmetojnë marrjen e vendimit përket tankeve Leopard.

Kryeministri i Polonisë u shpreh se po pret një qëndrim të qartë nga Berlini nëse shtetet që kanë tanke Leopard mund t’ia japin ato Kievit.

Polonia po ashtu ka njoftuar se është e gatshme të dërgojë në Ukrainë 14 tanke Leopard dhe për këtë çështje tha se po diskuton edhe me 15 shtete të tjera.

“Nëse Berlini refuzon që ta furnizojë Ukrainën me tanke, ne do të ngremë një ‘koalicion të vogël’ të shteteve që janë të gatshme të dhurojnë disa prej pajisjeve të tyre moderne, tankeve të tyre moderne”, tha Morawiecki.

Top Channel