Klopp i gëzohet barazimit: Chelsea ekip i madh, sa mirë që nuk pësuam

21/01/2023 18:27

Liverpool-Chelsea përfundoi në barazim 0-0, rezultat që gëzon trajnerin Jurgen Klopp. “The Reds” po vuajnë këtë sezon në Premier League.

Vendi i katërt është 9 pikë larg, ndërkohë në tri ndeshjet e fundit Liverpooli ka fituar vetëm një pikë, kjo e sotmja, që erdhi edhe nga fakti që Chelsea nuk i shfrytëzoi rastet e krijuara.

Mbajtëm portën të paprekur ndaj një skuadre të madhe si Chelsea. Krijuam rastet tona për gol, ndërkohë që rezultati mund të quhet i mirë.

U përballen skuadrat e vendit të nëntë dhe të dhjetë. Në kompleks, unë e cilësoj pozitive ndeshjen e djemve të mi”, u shpreh trajneri gjerman pas përfundimit të takimit.

Edhe pse kualifikimi në Champions është komplikuar shumë, te Liverpooli besojnë se skuadra do të rikthehet në serinë e rezultateve pozitive dhe do të mbyllë sezonin në katër vendet e para.

Top Channel