Teksa Vetingu hoqi gjyqtarët pa i zëvendësuar ende me të tjerë, qytetarët mbetën dyerve të gjykatave pa mundur të vijojnë proceset e tyre.

Gëzim Mustafai kërkon të marrë kujdestarinë e fëmijëve të tij pasi bashkëshortja i braktisi ata dhe u largua jashtë vendit, por teksa gjyqtarët largohen ai mbetet në gjykatë.

Por proceset që vijojnë për vite të tëra për shqiptarët janë bërë diçka e zakonshme. Përpos shumë arsyeve të zvarritjes së proceseve tashmë i shtohet edhe mungesa e gjyqtarëve.

Në gjykatën e shkallës së parë të Elbasanit, e cila mbulon të gjithë qarkun, aktualisht kryejnë detyrën 6 gjyqtarë, nga 20 që është struktura. E njëjta situatë paraqitet edhe në apel, por këtu situata rëndohet më tej pasi kjo gjykatë mbulon një territor më të gjerë.

Top Channel