Super Muja, sulmuesi dardan realizon në fitoren me “poker” të Antwerp

22/01/2023 16:07

Antwerp dhe Arbnor Muja e kanë mbyllur më së miri takimin e raundit të 22-të të Jupiler Pro League, thënë ndryshe të elitës së futbollit belg.

Sulmuesi dardan ishte një nga golashënuesit, e fitores 4-1 të Antwerp në përballjen me St. Liege.

Muja realizoi golin e dytë për vendasit, duke shënuar në minutën e 29’ dhe duke ndezur festën në “Bosuilstadion”.

24-vjeçari e nisi këtë sfidë si titullar dhe tregoi një formë shumë të mirë për plot 83’ minuta që ishte në fushën e lojës.

Pas kësaj super fitoreje Antwerp blindon edhe më tej vendin e tretë në renditje, ose më saktë në zonën e Champions League.

Top Channel