Tre persona që shpërndanin lëndë narkotike ekstazi në zona të ndryshme të Tiranës janë vënë në pranga, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Në pranga ka rënë 23-vjeçari Kejvin Vasej, 25-vjeçari Grigor Gjinari dhe 17-vjeçari me inicialet A.B.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike ekstazi, e shpërndanin atë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të Bllokut, Unazës së Re dhe Ish-stacionit të Trenit, njofton policia

1007 tableta ekstazi, dy automjete, dy aparate celulare si dhe dy peshore elektronike janë sekuestuar, ndërsa ndaj të arrestuarve ka nisur hetimi nga Prokuroria e Tiranës.

Top Channel