Rekordi i talentit të Verona-s, bëhet mbrojtësi më i ri që merr pjesë në 5 gola në elitat e Europës

21/01/2023 20:22

I lindur në vitin 2002, Josh Doig i Hellas Verona është mbrojtësi më i ri që ka luajtur rol në të paktën pesë gola në pesë ligat më të mira evropiane.

Sipas një statistike të bërë publike nga Opta, Doig ka vendosur një rekord të ri, duke qenë se bëhet mbrojtësi i parë që kontribuon në 5 gola, ndërsa ka realizuar 2 dhe ka dhënë 3 asiste.

Mbrojtësi është vetëm 18-vjeç, megjithatë forma e treguar i ka lënë të gjithë pa fjalë.

Top Channel