Një aparat matës i energjisë elektrike ka një tarifë instalimi prej 24.000 lekësh, por një inxhinier eletrik në kryeqytet u kërkonte qytetarëve 150.000 lekë.

Për 46-vjeçarin Bujar Llakaj, prokuroria  kërkon arrest me burg për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas hetimeve, aparati matës është vënë nga elektricist B.A., që është faturist dhe nuk ishte i zonës ku vendosej aparati matës.

“Nga hetimet disa mujore me metoda speciale për procedimin penal 6738/22, rezultoi se 46-vjeçari, gjatë ushtrimit të detyrës iu instalonte shtetasve, në ambiente të ndryshme, matës energjie elektrike, kundrejt shpërblimeve të konsiderueshme. Nga hetimet, rezultoi se shtetasi B.Ll ka marrë 150.000 lekë për vënie aparati matës kur tarifa është 24.000 lekë”, njofton policia.

Top Channel