Reshjet e dendura të dëborës/ Bëhet i pakalueshëm aksi rrugor Klos-Qafë Murrizë, policia apelon drejtuesit: Ndiqni aksin e vjetër

21/01/2023 16:32

Reshjet e dendura të dëborës kanë bërë të pakaluershëm aksin rrugor Klos-Qafë Murrizë, ku po punohet për pastrimin e rrugëve me synim qarkullimi  e lirshëm të automjeteve.

Policia ka bërë me dije se për tu kthyer drejt Tiranës dhe anasjelltas duhet të kalohet në aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz derisa të bëhet zhbllokimi i plotë i saj.

Njoftimi i plotë: 

Si pasojë e reshjeve të dëborës, aksi rrugor Klos-Qafë Murrizë është bërë i pa kalueshëm për mjetet dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e rrugës për qarkullimin e automjeteve.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas të të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz e anasjelltas dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Patrullat e Policisë Rrugore të DVP Dibër dhe Patrullat e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë koordinuar veprimet në të dyja anët e bypass-it në Qafë Murrizë, duke marrë masa për të mos lejuar lëvizjen e automjeteve deri në pastrimin e rrugës.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.

#policianëshërbimintuaj

Top Channel