Favorizoi 37-vjeçarin për kalimin e bagëtive pa kryer procedurat, ndiqet penalisht doganieri në Kakavijë

23/01/2023 13:08

Një doganier i pikës kufitare të Kakavijës po ndiqet penalisht për shpërdorim detyre, për shkak të favorizimit të një 37-vjeçari.

Policia thotë se ka nisur hetimin për A. Ç., me detyrë doganier i Pikës Doganore Kakavije, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar shtetasin A. B., për të kaluar bagëtitë e imta, pa kryer procedurat doganore.

Edhe 37-vjeçari A. B., , banues në fshatin Velabishtë, Berat, po ndiqet penalisht për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Ai është kapur në flagrancë, në aksin rrugor Memaliaj-Krahës, duke transportuar me automjet, bagëti të imta, të cilat i kishte kaluar nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije, pa kryer procedurat doganore.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal edhe për shtetasin Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel