Erling Haaland “monstër”, i mjaftojnë 19 ndeshje për të parakaluar CR7

22/01/2023 20:18

Erling Haaland vazhdon të konfirmohet si një makineri e frikshme golash. Manchester City mposhti 3-0 Wolves falë tregolëshit të bomberit norvegjez, i cili është ngjitur në kuotën e 25 golave në kampionatin anglez.

Kjo shifër e pabesueshme, është arritur në vetëm 19 ndeshje, ndërkohë që në renditjen e golashënuesve më të mirë në Premier League e ndjek Harry Kane me dhjetë gola më pak.

22-vjeçari geti sot “hat-trick” e katërt në ishull, duke parakaluar një legjendë si Cristiano Ronaldo, autor i vetëm tre tregolëshave në Premier League.

Top Channel