Një zjarr ka përfshirë një qendër të moshuarish pasditen e sotme në Kavajë, ku si pasojë është lënduar një person.

Mësohet se zjarri ka rënë aksidentalisht në azil dhe është dëmtuar lehtë një e moshuar që qëndronte në atë godinë.

Flakët janë shuar pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

“Më datë 23.01.2023, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një qendër për të moshuar. Si pasojë është dëmtuar lehtë një e moshuar që qëndron në këtë qendër.

Zjarri është shuar pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia.

Top Channel