Qarkullonte me pistoletë pa leje dhe municion luftarak, kapet në flagrancë 26-vjeçari në Tiranë

23/01/2023 16:07

Një 26 vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje me krehër katër fishekë.

Policia ka lokalizuar dhe ndaluar automjetin e 26-vjeçarit S. D., i cili u kap në rrugën “Petrit Radovicka”.

Gjatë kontrrollit fizik, policia ka gjetur një amrë zjarri pistoletë dhe municion luftarak , të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

I arrestuari akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sipas policisë materialet prodecuriale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Gray”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Arrestohet në flagrancë 26-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri pistoletë. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me krehër me 7 fishekë. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gray”. Gjatë operacionit, në rrugën “Petrit Radovicka”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. D. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., 26 vjeç, banues në Tiranë dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel