Autoritet greke kanë shpallur në kërkim nën akuzën e vrasjes me dashje, 38-vjeçarin Izbi Çaushi.

Sipas policisë greke, Çaushi është ekzekutori i një shtetasi grek dy ditë më parë në Kalamata.

Policia sqaron se Çaushi e ekzekutoi shtetasin grek i cili njihej me pseudonimin “Amerikani”, pas mosmarrëveshjes për trafikun e drogës.

Fillimisht, Çaushi së bashku me Aleksandër Koton, 22 vjeç,u përleshën me viktimën,e më pas nxorën armën dhe e qëlluan ndaj tij. Pak minuta më vonë Koto u arrestua dhe pranoi krimin, ndërsa Izbi Çaushi mundi të largohet duke braktisur automjetin e tij në periferi të qytetit të Kalamatës.

Së bashku me Koton u arrestuan edhe dy shtetas grekë,të cilët pranuan se i kishin dhënë Çaushit ushqime dhe rroba për tu mos u njohur prej policisë e cila kishte përshkrim të autorit, por jo të dhënat e tij.

Policia greke thotë se ka në vijim një operacion për gjetjen e Çaushit, madje fotot e tij u janë dërguar të gjitha pikave hyrëse dhe dalëse të vendit. Izbi Çaushi nuk kishte leje qëndrimi në Greqi.

Top Channel