Regjisori James Cameron bëri përsëri histori këtë fundjavë.

Vazhdimi i tij i shumëpritur i filmit “Avatar: The Way of Water” tani ka fituar mbi 2 miliardë dollarë në të gjithë botën, siç raportohet nga Deadline.

Ky total është arritur këtë fundjavë, e gjashta radhazi që filmi ka zënë vendin nr. 1 që nga publikimi i tij në dhjetor.

“Avatar: The Way of Water” është vazhdimi i epikës jashtëtokësore të Cameron të vitit 2009 “Avatar”, i cili mbetet në krye të listës së filmave më të shitur të të gjitha kohërave, sipas Box Office Mojo.

Një tjetër nga filmat e Cameron është gjithashtu në klubin prej 2 miliardë dollarësh: “Titanic” i vitit 1997. Vetëm tre filma të tjerë janë pjesë e atij klubi: “Star Wars: Episode VII – Force Awakens” i 2015-ës, “Avengers: Infinity War” nga 2018 dhe “Avengers: Endgame” nga një vit më vonë.

Prandaj Cameron është i vetmi regjisor që mund të mburret se tre nga filmat e tij janë ndër gjashtë filmat që kanë bërë mbi 2 miliardë dollarë, si dhe në 6 filmat më të shitur të të gjitha kohërave.

Regjisori po planifikon të nxjerrë të paktën tre vazhdime të tjera të “Avatar” në vazhdim.

Top Channel