“E hodhi në tokë, e goditi me shuplakë…”, detajet tronditëse të sulmit seksual të Dani Alvesit

23/01/2023 14:28

Gazeta “La Vanguardia” ka publikuar disa nga frazat e vajzës 23-vjeçare që akuzon Dani Alves për përdhunim.

Edhe gazeta “El Periódico” ka zbardhur deklaratën e ankueses.

Vajza i shpjegoi policisë se lojtari brazilian e mbylli në një banjë në zonën VIP të klubit të natës Sutton, në Barcelonë, dhe se e kishte përdhunuar, një akuzë që Dani Alves e mohoi para gjykatësit.

“El Periódico” raporton se mbyllja në tualetin e klubit të natës mes Alves dhe ankueses zgjati rreth 15 minuta, çka është vërtetuar edhe nga këqyrja e regjistrimit të kamerave të sigurisë.

“Nuk e dija se çfarë kishte pas asaj dere”

Vajza dhe disa miq ishin ftuar nga futbollisti dhe një mik meksikan në një tavolinë VIP: “Alves filloi menjëherë të flirtonte me të tre, duke u ngjitur shumë pas tyre dhe duke i prekur. Nuk e dija se çfarë kishte pas asaj dere, mendova se do të kishte një zonë tjetër VIP”, tha denoncuesja, e cila shpjegoi se Dani Alves i pëshpëriti në vesh gjëra që ajo nuk i kuptonte sepse “po i thoshte në portugalisht. ”

Përshkrimi i përdhunimit të dyshuar

“El Periódico” publikon versionin e vajzës se futbollisti “e urdhëroi që ta ndiqte dhe të hynte” në tualet. Alves e detyroi të ulej sipër tij, e goditi me shuplakë, e ngriti nga toka dhe e depërtoi deri në ejakulim”.

“Unë rezistova, por ai ishte shumë më i fortë se unë”, shpjegoi e reja./SuperSport

Top Channel