Për të katërtën ditë me radhë, Thethi vijon të jetë i bllokuar në dy rrugët e saj.

Në aksin drejt Mollës së Shoshit, ka rrëshqitje gurësh e dherash, dhe rruga nuk është pastruar ende ndërsa në Qafen e Thores, situata me dëborën është përkeqësuar.

Në këtë zonë ka mbi 5 metër dëborë si rezultat i orteqeve që vazhdojnë. I fundit, mbrëmjen e kaluar vetëm sa e ka zgjeruar hartën e rrugës së bllokuar. Për shkak të rrezikshmërisë që paraqitet, borëpastrueset e kanë të pamundur që të nderhyjnë në këtë zonë deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike me dëborë dhe temperatura të ulëta, Ministria e Arsimit njoftoi se edhe këtë të hënë nuk do të zhvillohet mësim ne 13 shkolla fillore dhe 9-vjeçare të fshatrave të Pultit, Shoshit dhe Shalës.

Top Channel