Aksident në Berat/ Një 22-vjeçar i plagosur pasi përplasi motorin me një makinë

23/01/2023 13:11
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në Berat ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 22-vjeçar.

22-vjeçari Dj. L.,  duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me mjetin tip “Audi”, që e drejtonte F. L.

Drejtuesi i motomjetit ëhtë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ndodhi në rrugën urbane “Antipatrea”, rreth orës 12:00, pranë vendit të quajtur “Dogana”.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.

Top Channel