Imazhet shokuese tregojnë dështimet e punonjësve ‘kaubojsë’, me shkallë sipër vend-gatimit dhe mure me tulla zig-zag (fotot)

23/01/2023 15:32

Të gjithë e dimë se puna ndërtimore në shtëpi shpesh nuk shkon ashtu si do të kishim dashur, por në disa foto të zgjedhura nga mediat tregojnë disa dështime e mungesë profesionalizmi që pak mund t’i shkonte mendja për të vërteta.

Një fotogaleri e hartuar nga rrjeti satirik  Bored Panda përmban imazhe të shpërndara nga klientë të pakënaqur të punimeve të ndërtimit apo rinovimeve në shtëpi, nga vende të ndrysem të botë.

Që prej kthesave të shtrembëra të rrugëve, te dyert e tualeteve me hapësira boshe mes tyre, disa ndërtues tregojnë një mendësi të papërgjegjshme ndaj detyrës dhe sigurisë në ndërtim.

Në një prej tyre, një kuzhinë e sapo përfunduar mund të duket e rregullt derisa kuptoni se tavolina e minibarit funksionon si nisja e shkallëve për në kat të dytë.

Kjo dhe foto të zgjedhura nga galeria online do t’ju bëjnë ose për të qeshur ose për të qarë …

FOTO GALERI
1/11
Një grup ndërtuesish ngrejnë një mur ndarës, i cili në vend që të duket i drejtë duket si një pirg tullash që hedhura njëra mbi tjetrën

Top Channel