Foto ilustruese

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë.

Mësohet se zjarri ka rënë në banesën e shtetases I. Ll., në rrugën “Arben Broci”, ku si pasojë ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Zjarri është fikur me ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies.

Më datë 23.01.2023, në rrugën “Arben Broci”, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetases I. Ll.

Zjarri është fikur me ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”– njofton policia e Tiranës.

Top Channel