Shuma marramendëse që fiton Beyonce me vetëm 90 minuta koncert!

23/01/2023 09:48

Ylli i muzikës pop Beyonce është ngjitur në skenë për performancën e saj të parë që nga viti 2018 në një hotel privat në Dubai.

41-vjeçarja zhvilloi një koncert prej 90 minutash për hapjen e ‘Atlantis The Royal’, i cilësuar si resorti më ultraluksoz në botë. Beyonce doli përpara një turme prej 1500 personash me një fustan të verdhë me tegela dhe një pelerinë skulpturore me pupla.

Ajo këndoi disa nga hitet e saj më të mëdha duke përfshirë Crazy In Love, Naughty Girl, Halo dhe XO, duke kulmuar me një interpretim të Drunk In Love ndërsa fishekzjarrët ndriçonin qiellin. 11-vjeçarja Blue Ivy i bëri audiencës një surprizë kur iu bashkua nënës së saj për një duet në skenë.

“Ka një utopi njerëzish nga e gjithë bota në këtë skenë dhe ne jemi shumë të nderuar që jemi këtu për të festuar këtë natë me ju. Prindërit e mi janë këtu sonte për të festuar, nëna ime dhe babai im. Fëmijët e mi të bukur janë këtu për të më parë mua dhe burrin tim të bukur”, tha Beyonve, duke iu drejtuar e emocionuar publikut.

Ajo u raportua se ishte paguar 24 milion dollarë për koncertin, ku morën pjesë njerëz të famshëm si Kendall Jenner, Liam Payne, Ronan Keating, Rochelle dhe Marvin Humes dhe redaktori britanik i Vogue Edward Enninful. Beyonce i është përgjigjur së fundmi grupit Right Said Fred pasi ata e akuzuan se kishte përdorur hitin e tyre më të madh në albumin e saj të ri pa leje. Ikona e popit këmbëngul se ajo mori miratimin paraprak për përdorimin e pjesëve të hitit të vitit 1992, “I’m Too Sexy”, për ta përdorur në këngën e saj “Alien Superstar”. “Alien Superstar” tashmë ka marrë 71 milionë transmetime vetëm në Spotify që nga publikimi i tij në fund të korrikut.

Top Channel