Fernando Santos në Varshavë, zyrtarizimi çështje orësh

23/01/2023 16:26

Fernando Santos ka mbërritur në Varshavë këtë të hënë pasdite, sipas shtypit vendas, për t’u takuar me Cezary Kulesza, president i Federatës Polake të Futbollit, për të përcaktuar detajet e fundit përpara se të marrë detyrën e trajnerit të Polonisë.

Mbërritja trajnerit portugez (68-vjeçar) në kryeqytetin polak është regjistruar nga “Sport”, një faqe interneti që tregon edhe datën e prezantimit të trajnerit të ri: të martën, ora 12:00 (13:00 me orën lokale).

 

Top Channel