Sytë e Kourtney Kardashian përjetësisht në lëkurën e Travis Barker!

23/01/2023 13:19

Muzikanti i njohur Travis Barker ka vendosur të bëjë tatuazh sytë e bashkëshortes së tij Kourtney Kardashian në njërën nga këmbët.

Ai postoi në rrjete sociale një pamje nga afër të tatuazhit, së bashku me një foto të bërë nga Kardashian.

Kourtney me sa duket konfirmoi se ata ishin me të vërtetë sytë e saj duke e ripostuar foton në InstaStory. Kjo sigurisht nuk është hera e parë që Barker i kushton një tatuazh gruas së tij. Kur dyshja filluan të takoheshin për herë të parë në vitin 2021, ai bëri emrin e bukuroshes tatuazh në gjoks.

Kur u pyet në “Today” për veprën e saj të preferuar të artit në trupin e të dashurit të saj, ylli i “Kardashians” u përgjigj: “Kourtney, sigurisht”. Çifti u martuan në Las Vegas në muajin prill të vitit 2022. Dyshja më pas u martuan ligjërisht në një gjykatë në Santa Barbara më 15 maj 2022. Ata u martuan në një ceremoni të tretë luksoze në një kështjellë në Portofino, Itali.

Ylli televiziv Kourtney Kardashian dhe bashkëshorti i saj, janë të njohur për mënyrën e tyre të veçantë se si puthen në publik. Në episodin e ri të “The Kardashians” 43-vjeçarja zbuloi arsyen pse ajo dhe partneri i saj puthen me gjuhë. Vlen të theksojmë se Kardashian dhe Barker kurrë nuk i kanë shmangur momentet e tyre intime edhe në publik.

Top Channel