350 hektarë tokë bujqësore është aktualisht e përmbytur në qarkun e Lezhës, ku 100 hektarë janë në bashkinë Kurbin dhe 250 në bashkinë Lezhë.

Në ish kënetën Gjonëm vijon të jenë rreth 100 ha tokë e përmbytur.

Në ish-kënetën e Torovicës, njësia administrative Balldren, vijon të ketë 150 ha tokë të përmbytur.

Në njësinë administrative Zejmen ka rreth 100 ha tokë bujqësore të përmbytur në ish kënetën Spiten –Tresh.

Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qetë dhe reshjet e shiut janë me intensitet të ulët.

Akse rrugore të bllokuara nuk raportohen.

Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen probleme.

.Në territorin e  qarkut Lezhë ka patur  reshje shiu me intensitet të ulët, ku deri në mëngjes kanë rënë rreth 10 mm shi.

Kuota lumit Drin është në nivelin +0.5 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, kurse kuota e lumit Mat vazhdon të ketë gjendje të lartë duke shkuar tek normalja, për shkak të shkarkimeve të H/C Ulëz e Shkopet, 220 m³/s, kurse nga Diga Qafë Mollë e H/C mbi lumin Fan është rreth 39 m³/s, por pa krijuar probleme.

Hidrovoret janë gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë hidrovorët e mëposhtëm.

Hidrovori Balldre kuota -1.8 m (-1.5 m ) kuota kritike.

Hidorvori Tale kuota – 0.15 m nga (- 1.0 ) m kuota kritike.

Hidrovori Shllinza kuota -1.2 m nga – 0.5 m kuota kritike.

Hidrovoret e tjerë punojnë për ruajtjen e kuotave, sipas rastit.

 

Top Channel