Barcelona zhvilloi një ndeshje të madhe përballë Atletico Madrid. Katalanasit e Xavit thyen 4-2 kampionët në fuqi të Spanjës, dhe tani renditen në vend të katërt me 38 pikë, dy më shumë se skuadra e Diego Simeones.

Trajneri i Barcelonës vlerësoi paraqitjen e djemve të tij në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, teksa komentoi edhe fishkëllimat e “Camp Nou” kundrejt Ousmane Dembele.

“Deri në momentin e ndëshkimit me karton të kuq të Dani Alves (69’) po luanim ndeshjen perfekte. Më pas u detyruam të tërhiqeshim në mbrojtje të avantazhit. Megjithatë, 60 minutat e para përfaqësojnë Barcelonën që të gjithë duam”.

Dembele? Dua t’u kërkoj tifozëvë tanë të mos e fishkëllejnë më lojtarin. Do të preferoja ta mbështetnin në vend që ta shajnë”, deklaroi Xavi Hernandez.

Top Channel