Nicola Kalinic është bashkuar ditën e sotme, 7 janar, me ekipin e Hajduk Split. Kjo lëvizje e sulmuesit vjen vetëm një ditë pas disfatës së ish-skuadrës së tij, Veronas, me rezultatin 2-0 ndaj Interit në takimin e raundit të 24 të Seria A, takim pas së cilit ekipi i Veronës qëndron në vend të 9 me 33 pikë.

34-vjeçari ka zgjedhur që të bashkohet me ekipin kroat, ndërsa me parametra zero, ndërsa periudha që do të qëndrojë Kalinic aty ende nuk dihet

Më parë ai ka luajtur me disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit italian siç janë ekipi i Milan apo edhe ai i Romës.

Ndërsa tashmë në moshën 34-vjeçare, sulmuesi ka zgjedhur të rikthehet aty ku nisi gjithçka në vitin 2003 dhe të ribashkohet me Hajduk Split.

Top Channel