Zekthi në Open: Rama e çoi në ekzil në Presidencë Metën që të shkatërronte LSI-në

07/02/2022 22:27

Sipas Fitim Zekthit, Rama e çoi në ekzil në Presidencë Metën që të shkatërronte LSI-në.

Në studion e Open, ai tha se mesazhet kanë dalë rrugëve ku i thotë se kur të dalësh nga Presidenca s’do ketë më LSI

“Rama e çoi në ekzil në Presidencë Metën që të shkatërronte LSI-në. Rama mund të zgjidhte një figurë jo kaq të ngarkuar politike.
Dhe mesazhet kanë dalë rrugëve ku i thotë se kur të dalësh nga Presidenca s’do ketë më LSI. Rama ka bërë kalkulime për të instaluar një regjim politik. Rama ka ndërtuar një Shqipëri autokratike ku kontrollon të gjitha sistemet. Por Meta ka bërë një luftë të vërtetë me Gjykatën Kushtetuese”,  tha Zekthi.

Top Channel