Facebook e Instagram mbyllen në Europë/ Shkak mund të bëhet përplasja BE-SHBA për të dhënat personale të evropianëve

08/02/2022 01:40

Facebook dhe Instagram mund të mbyllen në Europë. Kjo është idea më e fundit e pronarit të rrjeteve sociale Mark Zukenberg.

Problemi qëndron tek të dhënat personale të përdoruesve të rrjeteve sociale, që duhet të transferohen nga Europa në serverat amerikanë.

Lajmi që po qarkullon në disa media ndërkombëtare prej ditësh po krijon shqetësim tek përdoruesit e Facebook dhe Instagram të kontinentit të vjetër.

Kjo ide u përfshi në raportin vjetor të dorëzuar të enjten e kaluar nga drejtuesit e Facebook te Komisioni i Sigurisë e Shkëmbimit dhe autoritetit amerikan i tregut. Në dokument Meta shkruan që në mungesë të rregullave të pranuara nga të gjithë, që lejojnë lëvizjen e të dhënave personale mes Europës dhe Shteteve të Bashkuara, nuk do të mund të ofrojmë në Europë shërbimet e Facebook dhe Instagram.

Gjithçka lindi nga një vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në korrik 2020, që vendosi të prishë marrëveshje mes BE-së dhe SHBA-së për transferimin e të dhënave personale nga një pjesë e oqeanit në tjetrën. Që nga ajo dite, përpjekjet për të gjetur një marrëveshje të re kanë dështuar gjithmonë dhe tani Zukenberg mund të marrë këtë vendim drastik.

Top Channel