E mërkurë, 23 Mars 2022
16:34
Balluku tregon problemet me mospagesat e ujësjellësve: Nëse ndërpresim energjinë, mbeten pa ujë shumë qytete e fshatra

Në mbledhjen e Komitetit të Energjisë, ministrja Belinda Balluku ka paralajmëruar të gjithë ujësjellësit që nuk bëjnë pagesa duke thënë se në rast se OSHEE u ndërpret energjinë, shumë fshatra dhe qytete do të mbeteshin pa ujë.

16:33
Po transportonte 3 emigrantë të paligjshëm në Kosovë, arrestohet 61-vjeçari

Një 61-vjeçar është arrestuar pasi është kalur duke transportuar emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës.

16:30
Paqeruajtës në Ukrainë, Lavrov: Hyjmë direkt në luftë me NATO-n! Putin nis ekzekutorët!

Nisja e një misioni paqeruajtës në Ukrainë do të shkaktonte përplasjen e menjëhershme të Rusisë me NATO-n, paralajmëron ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.

16:27
Ndihmoi tre persona të kalonin në Greqi në mënyrë të paligjshme, arrestohet 52-vjeçari

Një 52-vjeçar nga Mallakastra është ndaluar nga policia, pasi akuzohet se ka ndihmuar persona të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme.

16:25
Banka e Shqipërisë rrit normat e interesit, Sejko: Çmimet mund të stabilizohen nga fundi i vitit të ardhshëm

Banka e Shqipërisë rriti me 0.5% normat e interesit duke e dërguar në 1% këtë tregues mjaft të rëndësishëm në ekonomi.

16:18
Kreu i OSHEE: Kemi konstatuar abuzim të energjisë elektrike me bimë narkotike dhe kriptomonedha

Në mbledhjen e Komitetit të Energjisë, Kreu i OSHEE Ardian Çela tha se janë kapur disa raste të abuzimit me përdorimin e energjisë elektrike. Për këto përmendi shtëpitë e barit dhe kriptomonedhat ndërsa foli për mundësinë e ndërprerjes së disa investimeve për shkak të krizës. 

16:17
Shkaktoi aksidentin me vdekje në Kuçovë, arrestohet minoreni

Një 16-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë në Kuçovë, pasi shkaktoi aksident me vdekje mbrëmjen e djeshme.

16:08
Balluku: Nuk do të ketë ndërprerje të energjisë apo rritje të çmimit

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku ka bërë me dije se pavarësisht situatës së vështirë energjetike në vend për shkak të thatësirës por dhe situatës gjeopolitike, nuk do të mungojë energjia elektrike dhe nuk do të ketë as rritje të çmimit.

16:05
Londër/ Vetëvritet avokati Ilir Kumbaros. E shpëtoi dy herë nga ekstradimi

John Jones QC ishte një ndër avokatët më me zë në Britaninë e Madhe për çështjet e ekstradimeve.

15:54
Gjendet kutia e zezë/ Çfarë ndodhi me avionin kinez para rrëzimit: Pilotët nuk iu përgjigjën thirrjeve

Hetuesit kanë arritur të gjejnë kutinë e zezë të avionit kinez, që u rrëzua dy ditë më parë duke i marrë jetën 132 personave në bord.

15:54
Florida refuzon fitoren e Lia Thomas në garën e notit mes debatit për pranimin e “femrave” transgjinore në sporte (fotot)

Lia Thomas fitoi garën e 500-metrave stil i lirë në kompeticionin në Atlanta, SHBA javën e shkuar, duke u bërë femra e parë transgjinore e kompeticioni të kolegjeve amerikane (NCAA), një titull mjaft i repektuar në SHBA.

15:50
Gjermania e pranon: Embargoja e plotë mbi energjinë ruse, shkatërrimtare për Europën!

Embargoja e plotë ndaj energjisë ruse do të ishte shkatërruese për Evropën, dhe për Gjermaninë në veçanti, pohoi hapur kancelari gjerman Olaf Scholz.

15:44
Zbaticat pranverore/ Ekspertët shpjegojnë se niveli i detit është ulur me 13 centimetra

Ka ditë që mediet raportojnë për tërheqje të detit në Gjirin e Shëngjinit dhe Gjirin e Vlorës.

15:42
Nis rikonstruksioni i Spitalit Infektiv, Manastirliu inspekton nga afër punimet

Ka nisur sot zbatimi i projektit madhor për rehabilitimin e plotë dhe zgjerimin e kapaciteteve të Spitalit Infektiv në QSUT. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar nga afër fillimin e punimeve, ku bëri me dije se rikonstruksioni i Spitalit Infektiv do të organizojë dhe modernizojë shërbimin, sipas standarteve më të mira për trajtimin e pacientëve, duke e kthyer këtë spital në një qendër reference për trajtimin e sëmundjeve infektive.

15:39
Tërhiqet deti në Vlorë, deri në 50 metra në disa zona

Prej një muaji në bregdetin e Vlorës zbatica ka tkurrur sipërfaqen ujore, dhe deti është tërhequr rreth 50 metra.

15:33
Çmime më të larta në ndërtim! Shtrenjtohen materialet në Kosovë

Edhe çmimi i materialit ndërtimor ka shënuar rritje në Kosovë.

15:31
Kadastra thellon konfliktin! Legalizoi një pallat në Krujë e më pas anuloi vendimin

Disa krutanë, emigrantë prej vitesh ,u detyruan të rikthehen në vendin e tyre për të protestuar pranë dyerve të Kadastrës.

15:25
Çdo ditë, dy divorce në Elbasan! Nga 1269 padi civile, 860 janë për zgjidhje martese

Më shumë se dy çifte në ditë në qarkun e Elbasanit vendosin ti japin fund martesës.

15:25
Veliaj i jep “Çelësin e Tiranës” ambasadorit të BE-së në mbyllje të detyrës/ Soreca: Tirana, motori i zhvillimit të vendit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi sot “Çelësin e Tiranës” kreut të Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, i cili pas 4 viteve shërbim në vendin tonë, do të marrë një pozicion të ri të në Bruksel. Në pritjen e organizuar me këtë rast, kryebashkiaku Veliaj i shprehu mirënjohjen ambasadorit Soreca për kontributin e dhënë për afrimin e Shqipërisë me familjen evropiane.

15:24
Rrjedhja e klorit helmon dhjetra të rinj në kompleksin olimpik në Londër (fotot)

Rrjedhja nga kamioni i klorit gjatë furnizimit në kompleksin e pishinave Aquatics Centre në Londër shkaktoi sot një “reaksion kimik” që la dhjetra njerëz pa mundësi frymëmarrjeje në impjant, dhe urdhëroi banorët të mbanin dyert e dritaret mbyllur.

15:21
Rihapet gjyqi për kryebashkiakun! Çështja ndaj Gilberto Jaçes në Përmet, për një tokë 70 metra dhënë me qera

Debati mes dy gjykatave më të ulëta ku njëra prej tyre e konsideron bregun e lumit Vjosë si pronë shtetërore dhe tjetra pronë të bashkisë së Përmetit e ka bindur Gjykatën e Lartë, që çështja ndaj ish-kryebashkiakut Gilberto Jaçe të konsiderohet një histori qe duhet rigjykuar.

15:11
Deputetët do të kontrollojnë çmimet në terren

Mos u habisni nëse ditët në vazhdim do të shikoni deputetët socialist nëpër supermarkete, jo duke blerë produkte ushqimore por duke biseduar me qytetarët për çmimet.

15:09
KESH po importon energji, reshje shiu nuk ka! Çmimet në tregun ndërkombëtar janë të larta

Shqipëria nuk duhet të shqetësohet vetëm për rezervat e naftës. Ajo që po vjen në horizont mund të jetë një krizë edhe më e madhe që prek sektorin e energjisë.

15:06
Do të groposen 100 mijë vezë të prodhuara nga pularitë e infektuara

Procesi i groposjes së pulave të ngordhura po vijon në një prej stabilimenteve të prekura nga influenca aviare në zonën e Durrësit, ndërkohë që nuk ka mbërritur ende urdhri nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për eliminimin e pulave të infektuara nga sëmundja.

15:04
Pulat po shiten në rrugë! Për tre javë është e ndaluar shitja e shpendëve të gjalla

Shpendët nuk lejohet të shiten që prej së hënës por në tregjet e vendit dhe trotuare gjen pula, pata dhe vezë në shitje nga tregtarë ambulantë.

14:48
“Është i Putinit”/ Misteri i superjahtit 700 milionë dollarësh “po gërryen” Italinë

Prej disa muajsh, një superjaht misterioz 140 metra i gjatë me gjashtë kate, ngrihet mbi varkat e tjera më të vogla në portin e Marina di Carrara, qytezë e vogël në në bregdetin toskan të Italisë, duke ngjallur mes vendasve, e jo vetëm, një kërshëri lidhur me identitetin e pronarit të tij të pasur.

14:45
Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës/ Bordi i Transparencës publikon shifrat

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të martë çmimet e reja të hidrokarbureve për periudhën 23-25 mars 2022.

14:43
Zelensky para parlamentit japonez: Kujton rrezikun e centraleve bërthamore nga rusët

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë fjalimit në parlamentin japonez përmendi për rreziqet nga sulmet ruse ndaj centraleve bërthamore me të cilat përballej vendi i tij duke ngritur shqetësime për Çernobilin.

14:31
Prej një viti në lidhje, ja cila është arkitektja që i ka marrë zemrën Malumës (Foto)

Maluma këngëtari me famë botërore ndodhet prej disa ditësh në Europë ku po zhvillon turin e tij muzikor.

14:31
Refuzohen ankesat e Thaçit e Veselit ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar

Gjykata Speciale ka njoftuar se Kolegji i Gjykatës së Apelit ka refuzuar ankesat e mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit të dorëzuara më 21 shkurt 2022, kundër vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, të datës 23 dhjetor 2021, me të cilin lejohej pjesërisht Zyra e Prokurit të Specializuar (ZPS) të ndryshojë aktakuzën në këtë rast.

14:22
Më pak aksidente në vend se sa një vit më parë

Në dymujorin e parë të vitit 2022 numërohen 184 aksidente rrugore në të gjithë Shqipërinë, në krahasim me 204 aksidente të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

14:19
Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë/ Kurti: Nuk ka marrëveshje paraprake, s’pajtohemi të negociojmë përmes shefave të zyrave ndërlidhëse

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për media ka folur rreth çështjes së mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, ndërsa u shpreh se nuk mund të thotë se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mosmbajtjen e tyre, por sipas tij, nuk ka marrëveshje paraprake ndërmjet dy qeverive e që është edhe parakusht për mbajtjen serbe në Kosovë.

13:57
Ngordhin 200 pula në Muhurr të Peshkopisë

200 pula kanë ngordhur në njësinë administrative Muhurr të Peshkopisë, ndërsa nuk dihet ende nëse është grip shpendësh.

13:56
The Guardian: Serbia, “kali i Trojës i Putinit” në Ballkan

Paqja në Ballkan është sërish e rrezikuar thotë the Guardian, e qeveritë e Bashkimit Europian, sipas të përditshmes së njohur britanike, duhet t’i kundërvihen ekzekutivit serb sa nuk është tepër vonë.

13:54
Pentagoni: Ukraina po mbrohet me shumë zgjuarsi

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA, John Kirby u tha gazetarëve në konferencën e fundit se Ukraina ka mbrojtur pjesë të vendit “me shumë zgjuarsi, shumë shkathtësi, shumë kreative”.

13:50
Berlini propozon Plan Marshall për Ukrainën: Do ta rindërtojmë ne!

Gjermania po ndan fonde për një “Plan Marshall” për të ndihmuar rindërtimin e Ukrainës pas përfundimit të luftës, njoftoi Ministri gjerman i Financave Christian Lindner gjatë prezantimit të tij të buxhetit kombëtar për vitin 2022.

13:33
“Trupat ruse po tërhiqen”, Ukraina në kundërsulm Moskës i masakrohet lidershipi ushtarak

Moska e ka humbur “potencialin e saj sulmues” dhe po detyrohet të thërrasë përforcime nga “zonat e thella të Rusisë në mesin e tërheqjes nga betejat kryesore dhe dezertimeve të mëdha, thonë zyrtarë ukrainas.

13:17
Po digjnin barishtet, zjarri del jashtë jashtë kontrollit në Shëngjin

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të mërkurë në bregdetin e Shëngjinit.

13:11
“E kam pyetur nëse do të bëhet trajner”, e ëma e Ronaldos zbulon planet e sulmuesit

Mamaja e Cristiano Ronaldos, Dolores Avero, ka folur në lidhje me të ardhmen e djalit të saj dhe planet që ka në mendje sulmuesi i Manchester United.

12:48
Aksident në aksin Lezhë-Milot, dy të plagosur në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot.

12:46
Sherri në Kombinat/ Burg për autorin, bllokimi i pistoletës shpëtoi shënjestrën

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg për Arjan Shtëmbarin që tre ditë më parë në zonën e Kombinatit tentoi të qëllojë me pistoletë një 28-vjeçar pas një konflikti banal.

12:35
Vijon groposja e pulave të ngordhura në Durrës

Groposja e pulave të ngordhura vijon në Durrës, ndërsa janë konfiskuar nga AKU vezët e pakta që janë prodhuar pas datës 19 mars kur u konfirmua dhe rasti i parë në vend me gripin e shpendëve.

12:33
Artisti i gurit/ Skulptori shkodran që e shndërron gurin në vepër arti

Me gurin ka një marrëdhënie të veçantë aq sa e kthen në vepër artit.

12:25
“Janë spiunë”, Polonia dëbon 45 diplomatë rusë/ Moska paralajmëron hakmarrje

Shërbimi polak i inteligjencës i kërkoi Ministrisë së Jashtme në Varshavë që të dëbojë dhjetëra diplomatë rusë, për disa prej të cilëve pretendon se punojnë për shërbimet sekrete të Moskës, por maskohen me aktivitetin diplomatik.

12:20
Anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, Sandër Beci betohet para Presidentit

Në Institucionin e Kreut të Shtetit u zhvillua sot ceremonia e betimit të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Sandër Beci, para Presidentit  Ilir Meta.

11:54
Protesta e familjeve krutane te kadastra: Pronari i pallatit e ka shitur dy herë, kemi 17 vite që presim pronën!

Dhjetëra qytetarë krutanë po protestojnë këtë të mërkurë përballë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, pasi pronat që kanë blerë vite më parë akoma nuk u njihen.

11:45
Balla: Deputetët komunikim në terren me qytetarët mbi Paketën e Rezistencës

Kreu i Grupit Paralamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat tha se të gjithë deputetët socialistë do të dalin në terren për të komunikuar mbi Paketën e Rezistencës Sociale, miratuar për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në këtë periudhë të vështirë.

11:43
Deklarata e Peskov për luftën bërthamore, SHBA shton prodhimin e uraniumit!

Në mesin e kërcënimeve nukleare të Rusisë, në Shtetet e Bashkuara po propozohet ripërtëritja e prodhimit vendas të uraniumit.

11:28
Dyshohet se po strehohet në Zvicër me fëmijët, miqtë e partneres së Putinit i kërkojnë që ta bindë të ndalojë luftën

Miqtë e partneres së Vladimir Putinit, Alina Kabaeva i kanë kërkuar asaj të shkojë në Moskë për ta bindur presidentin rus që t’i japë fund luftës në Ukrainë.

11:12
Qytetari denoncon: Krim mjedisor në Shirokë/ Bashkia: Po bëjmë kullë vrojtimi

Një qytetar denoncon ndërhyrjen që po bëhet në breg të liqenit në Shirokë.

11:03
Vuçiç komenton sërish refuzimin e Kurtit për mbajtjen e zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha këtë të mërkurë se dëshiron që të ruhet paqja në Kosovë dhe se do t’i ofrojë gjithmonë mbështetje popullit serb në Kosovë.

10:58
Vlerat e orkidesë për shëndetin

Orkidea është një nga bimët më të bukura dhe më të dashura në të gjithë botën.

10:52
Kancelari gjerman: Rusia po dështon, ofensiva e Putinit ka ngecur

Forcat ruse po dështojnë në avancimin e pushtimit të Ukrainës pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme  të qyteteve dhe qytezave, thotë kancelari gjerman Olaf Scholz.

10:38
Bombardohet blloku i banesave në Rubizhne, vriten dy fëmijë

Tre persona, dy prej të cilëve fëmijë, janë vrarë nga një sulm rus në një bllok banesash në qytetin lindor të Rubizhne, thotë kreu i autoritetit ushtarak në Luhansk.

10:33
Në kërkim ndërkombëtar nga Luksemburgu për vjedhje me dhunë, kapet 40-vjeçari shqiptar

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Luksemburgu, për vjedhje me dhunë është arrestuar në në pikën e kalimit kufitar midis Shqipërisë dhe Malit të Zi në Muriqan.

10:27
Nuk dihet ende shkaku i rrëzimit të aeroplanit në Kinë

Shiu që po bie ka shtuar sfidat me të cilat përballen hetuesit kinezë duke u përpjekur të gjejnë pse një avion pasagjerësh me 132 persona në bord u rrëzua në një rajon të largët pyjor këtë javë.

10:25
Spanja, rinovimi, dy golat ndaj grekëve dhe këshilla për Bajramin: Berat Gjimshiti rrëfen gjithçka

Berat Gjimshiti është prej vitesh një prej lojtarëve më të mirë të kombëtares, absolutisht një nga të preferuarit dhe më të dashurit për tifozët shqiptarë.

10:21
Dhunë në familje dhe tapë në timon, në pranga katër persona në Tiranë

Katër persona janë vënë në prangat e policisë këtë të mërkurë për vepra të ndryshme penale.

10:09
OKB do të shqyrtojë tri rezoluta për krizën humanitare në Ukrainë

Kombet e Bashkuara do të përballen me tri rezoluta të mërkurën lidhur përkeqësimin e situatës humanitare në Ukrainë pasi Rusia vendosi të thërrasë në votim një rezolutë që nuk përmend sulmin e saj ndaj Ukrainës.

10:08
Beniada sqaron marrëdhënien me Einxhelin

Finalistja e “Big Brother VIP” Beniada Nishani është tashmë aktive në rrjetet sociale, ku u përgjigjet dhe pyetjeve të ndjekësve.

10:05
Fansi flirton me Taynën, si i përgjigjet këngëtarja

Tayna, një nga reperet më të mira shqiptare renditet në mesin e emrave më të suksesshëm të muzikës.

09:56
Drama e bujqësisë! Ulen mbjelljet në vend, bizneset shesin stoqet e plehëruesve në Kosovë dhe Serbi

Të dhënat e tregtisë së jashtme për muajt janar-shkurt 2022, treguan se eksportet e plehëruesve për bujqësinë shënuan rritje me mbi 1400 për qind, në një kohë që importet kishin pësuar rënie drastike, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

09:44
Arrestohen tre persona, mes tyre 21-vjeçari i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Tre persona janë arrestuar në në lagjen “Ujë i Ftohtë” në Vlorë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.  

09:39
Sa i kushtoi Berlusconit ceremonia madhështore e dasmës me deputeten 53 vite më të re?

Silvio Berlusconi u kurorëzua në martesë me deputeten Marta Fascina, në një ceremoni madhështore në Milano.

09:28
Shpallet armëpushim në Luhansk

Guvernatori i rajonit Luhansk në Ukrainën lindore tha se është arritur marrëveshja për një armëpushim lokal për evakuimin e civilëve të bllokuar nga luftimet.

09:13
Shqipëria dhe Serbia me nivelin më të lartë të personave që marrin kredi për shkollim dhe zhvillim profesional

Në 10 vende të Europës Qendrore dhe Lindore, Shqipëria she Serbia kishin përqindjet më të larta të kredisë që jepet për edukim dhe aktivitete profesionale në raport me vendet e tjera, ku pjesa më e madhe e huadhënies, mesatarisht 40 për qind e totalit, shkon për konsumin e mallrave, udhëtime, rinovim shtëpie apo blerje makine, sipas të dhënave që Banka Qendrore e Austrisë nxori nga anketimi i përvitshëm që bëri në vendet e Rajonit për vitet 2017-2018-2019.

08:57
Lufta në Ukrainë/ Arrihet marrëveshje për nëntë korridore humanitare

Marrëveshja për të tentuar evakuimin e civilëve të bllokuar në qytetet e Ukrainës përmes nëntë korridoreve humanitare është arritur këtë të mërkurë, tha zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk.

08:45
DW: Në Gjermani uji po pakësohet

Evropa dhe Gjermania po rrezikohen gjithnjë e më shumë nga pakësimi i ujit. Sidomos niveli i ujërave nëntokësore po bie në mënyrë shqetësuese. Për të luftuar problemin nevojiten masa adekuate dhe një riorientim.

08:43
Vaj luledielli dhe bunkerë: Gjermania në frikë nga lufta

Lufta në Europë është rikthyer dhe me këtë edhe frika në Gjermani. Çfarë ndikimi ka tek gjermanët agresioni rus kundër Ukrainës dhe si përgatiten gjermanët për katastrofat?

08:36
Si i mbijetoi mësuesja 27-vjeçare bombardimit të teatrit të Mariupolit

Të mërkurën e kaluar, një bombë ruse goditi një teatër në qytetin port të Mariupolit.

08:31
“Ferri në tokë!” Mariupoli, qyteti ukrainas i mbushur me trupa të vdekur dhe ndërtesa të shkatërruara

Mariupol ka qenë objektiv i sulmeve të vazhdueshme nga forcat ruse për shkak të pozicionit të tij strategjik përgjatë kufirit jugor të Ukrainës.

07:24
Parashikimi i motit, rriten temperaturat

Vendi ynë do përfshihet nga rritje temperaturash këtë të mërkurë.

E martë, 22 Mars 2022
22:59
Afganët e strehuar në Shqipëri mbërrijnë në SHBA, Blinken: Faleminderit popullit shqiptar për mbështetjen!

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka njoftuar se afganët e nisur nga Shqipëria, të cilët u strehuan në vendin tonë, kanë mbërritur në SHBA, në shtëpinë e tyre të re.

22:47
Përfshihet nga flakët një lagje në Prishtinë, zjarrfikësit shkojnë në vendin e ngjarjes

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e kësaj të marte në një lagje të Prishtinës.

22:40
Loredana tregon tatuazhin në qafë: Milionat i kam bërë vetë

Reperja shqiptare Loredana Zefi është një nga artistet më të pëlqyera në tregun shqiptar dhe jo vetëm. Ajo ka treguar një prej tatuazheve të veçanta që ka në trup.

22:38
Dalin pamjet! Momenti kur 32-vjeçari qëllon me breshëri plumbash në furrën e bukës në Shkodër

Top Channel ka siguruar videon ku 32-vjeçari qëllon me breshëri plumbash drejt një furre buke në Shkodër, në lagjen ‘Skënderbeg’.

22:30
Yarmolenko flet si kapiten: Ukraina direkt në Katar 2022? Jo, ta meritojmë në fushë

Andriy Yarmolenko e ka të vështirë të flasë për futboll teksa Ukraina po përballet me pushtimin e egër rus. Kombëtarja ukrainase është pjesë e fazës “play-off” të Botërorit Katar 2022.

22:26
Dita 27 e luftës/ Ukrainasit rimarrin disa zona, forcat ruse bombardojnë spitalin e fëmijëve. Rusët në ‘kolaps’ për ushqime

Prej 27 ditësh, Ukraina po përballet me forcat ruse që po tentojnë të pushtojnë vendin, ndërsa presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar se Rusia mund të përdorë armë biologjike dhe kimike ne fqinjin e saj lindor.

22:20
Nuk u lejuan zgjedhjet serbe në Kosovë, Vuçiç: Serbët duan të largohen nga institucionet e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se serbët nga Kosova kanë propozuar në takim që të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës për shkak të refuzimit të Prishtinës zyrtare që ata të votojnë në zgjedhjet e 3 prillit.

22:14
Martohet aktorja Eliona Pitarka! Tregon bashkëshortin për herë të parë (Fotot nga dasma)

Aktorja e humorit Eliona Pitarka, ka zgjedhur të kurorëzohet me bashkëshortin në 1-vjetorin e vajzës së saj, Gala.

22:13
‘Mjaft me llogaritje cinike’, Erdogan: Turqia duhet të hyjë në BE

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i kërkoi Bashkimit Evropian të martën të rifillojë bisedimet që vendi i tij të bëhet përfundimisht një anëtare e unionit.

22:10
Zelensky pritet t’i adresohet samitit të NATO-s më 24 mars

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do t’i adresohet gjatë kësaj jave samitit të liderëve të NATO-s që do të mbahet në Bruksel, raportoi Interfax Ukraine.

21:54
Antonela thumbon ish banorët e Big Brother VIP: Pres të shoh miqësitë e krijuara

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Antonela Berisha trazoi banorët kur u bë pjesë e Big Brother VIP.

21:46
Shkencëtarët: Speciet kanë vijuar çuditërisht të shndërrohen në gafore gjatë historisë (fotot)

Një dokument shkencor i vitit 2017 është rishfaqur së fundmi online dhe po kthehet në një “hit” prej konkluzineve të tij të padëgjuara, të frikshme e të mrekullueshme në të njëjtën kohë.

21:38
Biden udhëton në BE këtë javë, do të njoftojë sanksione të reja për Rusinë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka planifikuar një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, të cilat do i tregojë gjatë udhëtimit të tij në Bruksel dhe Varshavë këtë javë.

21:36
Flor Binaj do bëhet kryetar partie politike? Reagon aktori i humorit: Flini të qetë…

Aktori i humorit Florjan Binaj ka bërë me dije se do të mungojë në “Portokalli”, spektaklin ku jemi mësuar ta shohim për vite me radhë për shkak të një tjetër angazhimi. Ai theksoi se kjo nuk kishte të bënte me pjesëmarrjen e tij në protestat për rritjen e çmimeve.

21:32
‘Rusët kanë ushqime vetëm për tre ditë’. Ukrainasit ‘epërsi’ ndaj pushtuesve

Forcat ruse kanë karburant, ushqim dhe municione për luftën edhe për tre ditë, kështu pretendojnë komandantët ushtarakë ukrainas.

21:26
Ç’po ndodh? Qindra ushtarë rus refuzojnë të luftojnë kundër Ukrainës

Trupat ruse po refuzojnë masivisht të marrin pjesë në luftimet kundër Ukrainës, sipas ministrisë së mbrojtjes ukrainase.

21:18
Lufta e Putinit çorienton gjithnjë e më shumë Brukselin

Java e diplomacisë në Bruksel. BE, NATO dhe G-7 zhvillojnë bisedime dhe kërkojnë mjete kundër agresorit rus. Takimi i i parë ishte ai i ministrave të Jashtëm të BE. Vendimet e marra janë modeste.

21:17
Kurti: Nuk kam synuar që përmes kërkesës për zgjedhje ta sjell njohjen e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me kërkesën që Qeveria serbe t’i drejtohet asaj të Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës, nuk ka synuar që të sjellë njohjen e pavarësisë nga Serbia.

21:09
Do përdorin armë bërthamore? Zëdhënësi i Putinit : Akoma nuk i kemi arritur qëllimet tona në Ukrainë

Zëdhënësi kryesor i presidentit rus Vladimir Putin ka pranuar se Rusia nuk ka arritur ende asnjë nga qëllimet e saj ushtarake në Ukrainë dhe ka refuzuar të mohojë se Moska mund të përdorë armët bërthamore.

21:01
“Hyj në panik kur e mendoj… ”, Ibra unik si gjithmonë: Argëtohuni me mua, s’do shijoni më diçka të ngjashme

Zlatan Ibrahimovic ndjen pak ankth kur fillon e mendon për fundin e karrierës.

20:51
Balla takim me Kryetarin e Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis: Diskutuam mbi hapjen e një Qendre Kulturore për komunitetin shqiptar në Athinë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në vijim të vizitës zyrtare në Greqi, pasditen e sotme zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis.

20:40
Fiksi zbulon skandalin me groposjen e pulave të ngordhura. Punonjësit e OVITAL dhunojnë dhe kërcënojnë grupin e xhirimit

Fiks Fare solli një skandal që ka ndodhur me groposjen e pulave të ngordhura nga disa kompani që merren me mbarështimin e pulave.

20:40
Vatër zjarri edhe në Tropojë, kryetari i bashkisë: Ngjarje kriminale dhe e papërgjegjshme

Duket se vatra zjarri kanë rënë edhe në bashkinë Tropojë.

20:39
“Në fletushkën që lexoi Alibeaj dje, trajtonte Bashën si plaçkë tregu”/ Berisha: Të normalizohet jeta e grupit parlamentar

Një ditë pasi Lulzim Basha dha dorëheqjen nga posti i kreut të PD, Sali Berisha zhvilloi mbledhje me Komisionin e Rithemelimit të PD.

20:30
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, 32-vjeçari qëllon drejt furrës së bukës

Mbrëmjen e sotme, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen “Skenderbeg” të qytetit të Shkodrës.

20:30
OBSH: Disa shtete evropiane hoqën “brutalisht” masat kundër COVID-19

Dhjetëra shtete evropiane, përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Britaninë, kanë hequr kufizimet për COVID-19 në mënyrë “shumë brutale” dhe tani po përjetojnë një rritje të rasteve, me gjasë për shkak të variantit më të transmetueshëm BA2, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

20:15
Ukraina: Rrëzuam aeroplanin rus mbi Mariupol

Forcat ukrainase kanë rrëzuar një aeroplan rus në Mariupol, sipas këshilli lokal.

20:03
Kosova pa grip të shpendëve/ Prej tre muajsh pularitë janë në masa biosigurie

Prej tre muajsh, fermat e pulave janë në masën e biosigurisë për shkak të rrezikut nga gripi i shpendëve.