Qytetari denoncon: Krim mjedisor në Shirokë/ Bashkia: Po bëjmë kullë vrojtimi

23/03/2022 11:12

Një qytetar denoncon ndërhyrjen që po bëhet në breg të liqenit në Shirokë.

Në videon që ka mbërritur në “Ti Raporton”, duken punëtorët buzë bregut. “Në Shirokë po bëhet një krim mjedisor, po dëmtojnë plazhin e vetëm që ka mbetur”, shkruan qytetari.

Top Channel kontaktoi me bashkinë e Shkodrës, që shpjegon se janë punonjësit e bashkisë në zonë, pasi aty do të bëhet një kullë vrojtimi, dhe një ‘bird watching’, për të vëzhguar shpendët e zonës.

Top Channel