Me gurin ka një marrëdhënie të veçantë aq sa e kthen në vepër artit.

Zef Muri, është skulptori 73 vjeçar i cili në Shkodër njihet edhe si “Artisti i Gurit”.

Pasioni i tij është aq i madh sa sfidon vitet, kushtet atmosferike dhe durimin që nëse humbet për 1 sekond, shkatërron punën e disa muajve.

Artin në gur e ka nisur që në fëmijëri por sot, nuk mund të bëjë dallime mes punimeve të tij

Zefi është i talentuar edhe në gdhendjen e drurit dhe në pikturë ndërsa mjeshtëria e gurit ka edhe lodhje fizike, por 73-vjeçari thotë se kënaqësia i mposht të gjitha vështirësitë.

Top Channel