Kadastra thellon konfliktin! Legalizoi një pallat në Krujë e më pas anuloi vendimin

23/03/2022 15:31

Disa krutanë, emigrantë prej vitesh ,u detyruan të rikthehen në vendin e tyre për të protestuar pranë dyerve të Kadastrës.

Në harkun kohor 2007-2011 në një pallat 15 katësh në Krujë  ata thonë se kanë blerë apartamentet nga një ndërtues, por më banesat janë rishitur. Në mes të këtij konflikti, ndërhyn Kadastra e cila shton akoma më shumë rrëmujën dhe konfliktin. Në dhjetor të vitit 2020 kadastra e Krujës ia legalizon objektin ndërtuesit të dytë që e kishte riblerë.

Agjencia shtetërore e kadastrës më pas anulon vendimin e vet dhe penalizon përgjegjësin e legalizimeve në Krujë.

Çështja shkon në gjykatë por ndërtuesi I dytë e fiton çështjen. Përfaqësuesit e kompanisë ndërtuese akuzojnë kadastrën se ka ndërhyrë për të ndarë prona në mënyrë të padrejtë ndërsa ata nuk kanë asnjë kontratë me banorët protestues. Për këtë arsye beteja ligjore vijon në shkallët e tjera të gjyqësorit.

Top Channel