Maluma këngëtari me famë botërore ndodhet prej disa ditësh në Europë ku po zhvillon turin e tij muzikor.

Në çdo koncert ai ka arritur t’i japë  fansave performanca, surpriza dhe kërcime  provokuese  të cilat kanë marrë vëmendjen e të gjithëve.

Ndoshta nuk e dinit por këngëtari është prej një viti në lidhje me arkitekten bukuroshe.

Maluma ka preferuar ta mbajë shumë private lidhjen e tij duke qëndruar larg mediave dhe postimeve në rrjete sociale.

Në disa foto të kapura nga gazetarët shihet teksa çifti shëtit në kryeqytetin e Greqisë,  të kapur përdore.

Pavarësisht se ishin  me maska, syze dhe kapele ata sërish janë fotografuar.

Në një kohë shumë të shkurtër fotot kanë mbushur rrjetet sociale duke bërë që ndjekësit të fillojnë hulumtimet e tyre.

E dashura e Malumës quhet Susana Gómez  e cila nuk është personazh publik. Susana dhe Maluma i përkasin të njëjtit vend nga Medellin të  Kolumbisë. Ata janë fotografuar për herë të parë në fund të vitit 2020.

Maluma e ka prezantuar të dashurën me familjen e tij duke treguar se gjërat janë serioze, por deri më tani nuk ka asnjë deklaratë nga të dyja palët.

Sipas informacioneve Gómez vjen nga një martesë e dështuar e cila përfundoi shumë shpejtë.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel