Vatër zjarri edhe në Tropojë, kryetari i bashkisë: Ngjarje kriminale dhe e papërgjegjshme

22/03/2022 20:40

Duket se vatra zjarri kanë rënë edhe në bashkinë Tropojë.

Sipas një reagimi të kryetarit Rexh Byberi, vihet re që në vendepozitimin e mbetjeve në periferi të qytetit të Tropojës, disa herë ka rënë pre e zjarrvënies së qëllimshme. Në reagimin e tij, Byberi, këtë ngjarje e quan krimanale dhe aspak të përgjegjshme, pasi në këtë periudhë Tropoja po përgatitet për çeljen e sezonit turistik.

Rexh Byberi: Është fatkeqësisht hera e pestë që një dorë tinzare, piromane dhe e papërgjegjshme vë zjarrin në vendpozitimin e mbetjeve në periferi të qytetit duke shkaktuar tym dhe gazra toksike të cilat përbejnë rrezik potencial për shëndetin e qytetareve si dhe ndotin ambjentin pikërisht tani në prag të sezonit të pritshëm turistik. Kjo përveç të tjerash është një vepër krimininale e konsumuar me përsëritje për të cilën në vijimësi kemi kallzuar në organet ligjzbatuese.

Është rasti që jo vetem të shprehim indinjaten deri në neveri për akte të tilla por dhe të apeloj me insistim pranë organeve përgjegjëse qe sa më parë autorët të vihen përpara ligjit. Është mëse logjike që në një kohë të tillë mjaft të freskët të mos ketë shkaqe të tjera për zjarr përveçse një dorë kriminale dashakeqëse të cilën e verbojnë punët e mira të cilat po vijojnë anembanë Tropojës.

Kush mendon se me zjarre e me shkatërrime mund të shkaktojë turbullira apo të bëjë politike gabohet dhe do ndëshkohet me ligj dhe me voten e qytetarëve.”

Top Channel