Aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e përplasjes së një motori me një makinë.

Dy personat e plagosur, Agostin Bina dhe Florian Bicaku kanë qenë duke udhëtuar me motor. A.M. dhe F.P. fillimisht morën ndihmën e në parë spitalin e Lezhës dhe më pas janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Milot, automjeti tip ” Ford ” me drejtues shtetasin A.P., është përplasur me mjetin motor me drejtues shtetasin A.M., dhe pasagjer shtetasin F.P., të cilët kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë. Drejtuesi i automjetit shtetasi A.P. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Top Channel