Çdo ditë, dy divorce në Elbasan! Nga 1269 padi civile, 860 janë për zgjidhje martese

23/03/2022 15:25

Më shumë se dy çifte në ditë në qarkun e Elbasanit vendosin ti japin fund martesës.

Një shifër rekord e familjeve që nuk e shohin më rrugëtimin e tyre së bashku.

Nga 1269 padi civile që u bënë në Gjykatën e Elbasanit gjatë vitit 2021, 860 ishin për zgjidhje martesë.

Problemet ekonomike, dhuna dhe mungesa e respektit reciprok mbetet ndër shkaqet kryesore që po çojnë të shkatërrim familjet shqiptare.

Teksa kërkesat më të shumta për zgjidhje martese vijnë nga gratë, është vënë re kohët e fundit se edhe burrat po marrin vendimin për t’i dhënë fund lidhjes së tyre. Shumica e çiftëve të divorcuara janë prindër të fëmijëve, ndërsa beteja ligjore për fëmijët është ajo që pason një proces divorci

 

Top Channel