Prej një muaji në bregdetin e Vlorës zbatica ka tkurrur sipërfaqen ujore, dhe deti është tërhequr rreth 50 metra.

Për peshkatarë të vjetër dukuria lidhet me drejtimin e  erës e cila  nga verilindja  ka qenë zotëruese në  territor.Sipas tyre situata do të normalizohet vetëm kur drejtimi I erës të jetë nga jugu.

Këto fenomene janë të natyrshme sipas peshkatarëve  dhe nuk ka ndikuar në sasinë e peshkut që kapin

Dukuria në brigjet e Vlorës ,veçanërisht në zonën e Plazhit të vjetër këtë vit po vërehet më e fortë. sipas ekspertëve forca gravitacionale e diellit dhe e hënës në këtë periudhë të vitit i thekson baticat dhe zbaticat pranverore.

Top Channel