Procesi i groposjes së pulave të ngordhura po vijon në një prej stabilimenteve të prekura nga influenca aviare në zonën e Durrësit, ndërkohë që nuk ka mbërritur ende urdhri nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për eliminimin e pulave të infektuara nga sëmundja.

AKU mësohet se ka bllokuar dhe konfiskuar të gjithë prodhimin e vezëve që datojnë nga 19 mars e në vazhdim atëherë kur u deklarua dhe rasti i parë i konfirmuar me IA në vend.

Në fillimet e kësaj historie pati një reagim të vonuar nga institucionet e përfshira, sepse nuk besohej që ishte një grip shpendësh. Urdhër eliminimi të shprehur shumë qartë nuk kemi, por kemi një urdhër për eliminim/asgjësimin e pulave të ngordhura. Lë shumë vend për interpretim, por verbalisht na është thënë…’‘,. thotë Andi Duka, drejtor i përgjithshëm stabilimenti.

Sipas prodhuesve, nevojat e tregut për vezë po mbulohen përmes stabilimenteve të painfektuara, larg zonës së Durrësit, ose me vezë të importuara.

”Çfarë veze prodhohet, nuk duhet të dalë në treg me vulën tonë, por edhe nëse del ajo është një vezë e marrë nga stabilimente të painfektuara ose e importuar. Vezët e marra nga këto pak pula që kanë mbetur konfiskohen nga AKU dhe gjurmohen. Në një moment të dytë do të groposen”, shprehet Duka.

Shqetësim i konsumatorëve, përveç sigurisë ushqimore, mbetet edhe çmimi i këtij produkti në treg.

Importi synon uljen e çmimit. Ne jemi mangët rreth 700 mijë kokrra në ditë dhe ne do të mbushim këtë vakuum përmes importit nga vende të BE-së derisa të kemi ripopulluar tufat me zogj e shpend të shëndetshëm”.

Vetëm në Durrës, deri më sot janë konfiskuar nga AKU rreth 100 mijë kokrra vezë.

Top Channel