Balla: Deputetët komunikim në terren me qytetarët mbi Paketën e Rezistencës

23/03/2022 11:45

Kreu i Grupit Paralamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat tha se të gjithë deputetët socialistë do të dalin në terren për të komunikuar mbi Paketën e Rezistencës Sociale, miratuar për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në këtë periudhë të vështirë.

“Do të miratojmë së shpejti aktet normative. Grupi parlamentar nuk do të jetë i përjashtuar në 61 bashkitë në më shumë se 300 njësi në mënyrë që të gjitha masat e ndërmarra nga qeveria për të ndjekur efektin negativ të kësaj lufte që ka prekur Ukrainën me fatalitete dhe që po ndjehen pasojat në të gjithë botën. Mbledhja i ishte dedikuar kësaj çështje, ka një mocion për çështjen e çmimeve,  debat që do zgjasë tre orë ku secili do të shprehë mendimet e tij. Nesër pas seancës secili nga deputetët do të dakë në terren për të komunikuar me qytetarët mbi implementimin e Paketës së Rezistencës, një nga paktat më të plota që mund të kenë miratuar një qeveri”, tha Balla.

Ai gjithashtu komentoi edhe zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

“Kuvendi ka ende pak kohë deri kur të fillojë procedura, do të jenë 56 raunde votimi në kuvend, këtij procesi do duhet t’i lihet koha, në vitin 2017 ishte në 27 prill për arsye që dihen se procesi përkonte me mandatin e kuvendit. Nnë rastin tonë më 24 maj mbaron procesi, brenda datës do të kemi presidentin ose presidenten e re të republikës”, tha Balla.

Në lidhje me Reformën Zgjedhore ai u shpreh se është çështje shumë e rëndësishme garancia e votës së diasporës.

 “Nëse PD i ka gati nesër ne do t’i miratojmë nesër, pati një proces ndërprerje për shkak të zgjedhjeve të 6 marsit, tashmë kjo është rezauruar, nëse PD i sjell nesër emrat, brenda 48 orësh mund të mblidhen komisionet përkatëse. Ne jemi për vijimin e reformës zgjedhore. Presim që Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore të eci përpara, pasi është shumë e rëndësishme garancia e votës së diasporës”, tha Balla.

Rritja e çmimeve si efekt i luftës në Ukrainë ngjalli revoltë të qytetarëve, të cilët dolën në protesta.

Për t’u ardhur në ndihmë, qeveria miratoi Paketën e Rezistencës Sociale, por sërish qytetarët thonë se ajo prek vetëm një pjesë të popullsisë.

Nga ana tjetër, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka konsideruar si  “protestat më të turpshme, që Shqipëria as ka pasur as s’do të ketë ndonjëherë”.

Çfarë përmban paketa e rezistencës?

Bëhet fjalë për një paketë me shtatë pika.

E para është derdhja e menjëhershme e 3.6 milionë lekëve për të indeksuar pensionet. Pika e dytë do të jetë kompensimi i çmimeve të shportës për 434 mijë përfitues.

Pra, Qeveria do të japë 3 mijë lekë të vjetra për disa kategori: pensionistëve, personat me aftësi të kufizuar dhe familjarët me ndihmë ekonomike.

Gjithashtu, pika e tretë do të jetë mbështetja për fermerët, me naftë pa taksa do të shkojë në 1.5 miliardë dollarë.

Pika e katërt është mbështetja për qytetarët që përdorin linjat urbane, duke depozituar 500 milionë lekë. Kështu nuk do të preket çmimi i biletës.

Po ashtu, do të futet në fuqi ligji, për përgjysmim e taksës për pagat mbi 500 mijë lekë të vjetër.

Pika e gjashtë, është rritja e pagës minimale, që në muajin prill shkon 320 mijë lekë të vjetër.

E fundit, është mbrojtja e çmimit të energjisë – qeveria do të depozitojë 200 milionë dollarë.

Top Channel