Rrjedhja e klorit helmon dhjetra të rinj në kompleksin olimpik në Londër (fotot)

23/03/2022 15:24

Rrjedhja nga kamioni i klorit gjatë furnizimit në kompleksin e pishinave Aquatics Centre në Londër shkaktoi sot një “reaksion kimik” që la dhjetra njerëz pa mundësi frymëmarrjeje në impjant, dhe urdhëroi banorët të mbanin dyert e dritaret mbyllur.

Më shumë se 200 njerëz u evakuan nga impjanti i sporteve dhe bizneset rreth tij në lindje të Londrës teksa njerëzit qe mezi merrnin frymë u trajtuan nga grupet mjekësore në parkingun e kompleksit.

Një person po i jepej ndihma e shpejtë në automjetin e emergjencës ndërsa shume notarë shiheshin që vraponin per te shpetuar ende në veshje banje.

Zjarrfikësit thanë se një sasi e madhe klori ishte lëshuar brenda qendrës së pishinave pas një “reaksioni kimik” siç e quanin ata, gjatë kohës që kompania po merrte “dërgesën e kimikateve të pishinave”.

Pamjet nga vendngjarja tregonin kamionin blu me depozitat e acidit klorhidrik të braktisur jashtë nderteses pak pas incidentit.

Ekspertët thonë se acidi klorhidrik dhe klorina e pishinës nuk duhet të përzihen asnjëherë bashkë pasi mund të lëshojnë gaz klorinë.

Gazi klorinë është një substancë vrasëse e përdorur si armatim lufte dhe është fatale nëse thithet në mushkëri.

“Për shkak të një reaksioni kimik është lëshuar një sasi gazi klorin dhe ambulancat janë duke trajtuar një numër pacientësh”, thanë në një deklaratë zjarrfikësit e Londrës.

Dëshmitarët përshkruanin si simptoma vështirësi në frymëmarrje, disa prej të cilëve ishin të shtrirë në trotuar.

Në pamje shiheshin më shumë se 20 ambulanca e makina zjarrfikëse rreth ndërtesës në zonën Stratford, në lindje të Londrës mëngjesin e sotëm.

FOTO GALERI
1/9
Pamjet nga vendngjarja tregonin kamionin blu me depozitat e acidit klorhidrik të braktisur jashtë nderteses pak pas incidentit.

Top Channel