Top Channel ka siguruar videon ku 32-vjeçari qëllon me breshëri plumbash drejt një furre buke në Shkodër, në lagjen ‘Skënderbeg’.

Në pamje shihet se gjatë momentit ku është qëlluar me armë, në rrugë kanë kaluar edhe makina të tjera, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Pasi ka qëlluar me armë, autori është larguar me shpejtësi, duke lënë mjetin në rrugë.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, por ende nuk dihet e çfarë e shtyu 32-vjeçarin A.N. të qëllojë drejt furrës.

Aktualisht, policia ka rrethuar zonën dhe po vijon krehja me qëllim kapjen e autorit.

Top Channel