Paqeruajtës në Ukrainë, Lavrov: Hyjmë direkt në luftë me NATO-n! Putin nis ekzekutorët!

23/03/2022 16:30

Nisja e një misioni paqeruajtës në Ukrainë do të shkaktonte përplasjen e menjëhershme të Rusisë me NATO-n, paralajmëron ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.

Ishte Polonia ajo qe  njoftoi se do të paraqesë zyrtarisht një propozim të tillë në samitin e aleancës veri-atlantike, por Moska kërkon t`ia frenojë hovin.

“Shpresoj që ta kuptojnë se për çfarë po flasim këtu. Do të ketë përplasje direkte mes forcave të armatosura ruse dhe atyre të NATO-s, një gjë kjo të cilën të gjithë janë munduar ta shmangin”, tha Lavrov.

Komentet e Lavrovit erdhën pasi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov e quajti idenë e Polonisë si “të pakujdesshme e jashtëzakonisht të rrezikshme”.

Çdo konfrontim i mundshëm mes trupave tona dhe forcave të NATO-s do të ketë pasoja të cilat do të jetë e vështirë të riparohen”, ishte komenti i tij.

Mediat e huaja njoftojnë sakaq se në përpjekje për të frenuar dezertimet në masë, presidenti Putin ka dhënë urdhër të aktivizohen ekipet e ekzekutorëve që do të qëllojnë pa paralajmërim çdo ushtar që largohet nga lufta në Ukrainë.

Moska priste një fitore të shpejtë në Ukrainë, po dështimet e vazhdueshme po e acarojnë lidershipin rus, dhe po i bëjnë më të pamëshirshme lëvizjet e tij.

Top Channel