Afganët e strehuar në Shqipëri mbërrijnë në SHBA, Blinken: Faleminderit popullit shqiptar për mbështetjen!

22/03/2022 22:59

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka njoftuar se afganët e nisur nga Shqipëria, të cilët u strehuan në vendin tonë, kanë mbërritur në SHBA, në shtëpinë e tyre të re.

Në një postim në Twitter, Blinken falenderon Shqipërinë dhe ministren Olta Xhaçka për mikpritjen e afganëve.

“I lumtur të ndaj që 212 afganë mbërritën këtë mëngjes nga Shqipëria në SHBA, në shtëpinë e tyre të re. Për fqinjët tanë më të rinj: Ju mirëpresim dhe ju urojmë më të mirat në këtë kapitull të ri. Një falënderim i veçantë për  ministren Olta Xhaçka dhe popullit shqiptar për pritjen e mysafirëve afganë”, shkruan Blinken.

 

Top Channel